Keni dhimbje koke gjatë shtatzënisë? Ja çfarë duhet të dini në lidhje me ilaçet që mund të përdorni ose jo.
Përsa i përket dhimbjeve të kokës gjatë shtatzënisë, fillimisht këshillohet të përdoret mënyra e lehtësimit të dhimbjes me anën e masazhit apo akupunkturës, duke evituar gjithashtu faktorët ambientalë, të cilët e stimulojnë me tepër atë.
Nëse këto metoda nuk rezultojnë efikase, mund të mbetet si alternativë paracetamoli, i cili ka veti antiinflamatore dhe antidhimbje.
Nëse edhe ky ilaç nuk do të lehtësonte dhimbjet e kokës, mund të mbetej si alternativë përdorimi i antiinflamatorëve jo steroidë si aspirina, ibubrofeni dhe indometacina.
Kujdes me përdorimin e tyre gjatë trimestrit të parë, kur duhet të evitohen, sepse mund të shfaqin pasoja negative në qarkullimin kardiak të fetusit!
Burimi:Përnënat
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.