Shumë pak e dinë që dhimbja e dhëmbëve, mund të jetë shenjë e një problemi në trupin tonë. Kjo sepse dhëmbët e poshtëm dhe të sipërm lidhen me veshkat, fshikëzën dhe veshët, ndërsa dhëmbët e qenit janë të lidhur me gjendjen e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit.
Sikurse e shpjegojnë ekspertët, premolaret pasqyrojnë gjendjen e mushkërive, molarët tregojnë shumë për gjendjen e stomakut, shpretkës dhe pankreasit dhe dhëmballët e pjekurisë lidhen me zemrën edhe zorrën e hollë.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se të gjitha dhimbjet apo sëmundjet e brendshme shoqërohen nga dëmtimi i dhëmbëve. Por nëse jeni duke përjetuar dhimbje në dhëmbët premular, shkaku mund të jetë koliti, reaksionet alergjike dhe pneumonia. Nëse jeni duke përjetuar dhimbje tek dhëmbët e qenit, kjo gjë mund të lidhet me hepatitin.
Nëse keni dhimbje tek dhëmbët e katërt (lart dhe poshtë), ndoshta mund të vuani nga dhimbjet e gjunjëve, bërrylave, shpatullave ose sëmundjet e lidhura me inflamacion, si artriti.
Sa i përket dhimbjes tek dhëmbët molarë, arsyet mund të jenë ulçera e stomakut, pankreasi kronik, anemia, gastriti kronik.
Burimi / ata.gov.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.