Studim

January 21, 2019 | 15:13

Dhimbjet menstruale janë të njëjta me atë të një ataku në zemër

Për ata që nuk besojnë dhe mendojnë se po gënjejmë ose e ekzagjerojmë, një studim shkencor ka treguar se dhimbja menstruale është e krahasueshme me një atak në zemër.

Ja pse: Ndërsa jo të gjitha gratë vuajnë nga dhimbje menstruale, ka disa gra që vuajnë nga dysmenorrhea, që është një menstruacion i vështirë dhe i dhimbshëm, gjë që i bën ato të ndihen keq.

Sipas hulumtimit të bërë nga John Guillbaud, një profesor i shëndetit riprodhues në University College London, gratë që vuajnë nga dysmenorrhea “ndjejnë një dhimbje shumë të ngjashme me atë të përjetuar nga njerëz që kanë pësuar një atak në zemër”.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq, dhimbjet menstruale shpesh shoqërohen me të përziera, të vjella, diarre, ankth ose siklet në pjesën e poshtme të shpinës. Prej tani, kur dikush ju afrohet dhe ju tregon se jeni duke e ekzagjeruar dhe se periudha juaj nuk është e dhimbshme, bisedoni me atë në lidhje me këtë studim, sepse dhimbja në vezore dëmton shumë.

 

Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top