Mirëqenie

October 16, 2017 | 10:55

Dhjetë ushqime që duhet t’i hani çdo ditë për t’u dukur mrekullueshëm në çdo moshë

Të kesh një dietë të ekuilibruar dhe ushqyese me siguri do të ndihmojë që të dukesh e re dhe plot gjallëri, megjithatë ekzistojnë lloje të caktuara të ushqimeve që sigurojnë ushqyes super të fuqishëm dhe antioksidantë, të cilët kanë për qëllim veçanërisht të ripërtërijnë lëkurën dhe flokët dhe të bëjnë të dukesh absolutisht mrekullueshëm.

ushqime

1 – Kosi

Përveç se ju ndihmoni të humbni peshë, ju siguron proteina dhe kalcium si dhe vitamina B për të riparuar çdo dëmtim në dhëmbë, lëkurë dhe flokë dhe për të mbrojtur bukurinë e tyre.

2 – Çaj jeshil

Çaji jeshil është një pije freskuese e pasur në antioksidantë të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira dhe parandalojnë plakjen e lëkurës, si dhe parandalojnë formimin dhe zhvillimin e shumë sëmundjeve serioze.

3 – Lëng limoni

Lëngu i limonit ndihmon për të qetësuar nervat tuaja. Gjithashtu rinoon dhe detoksifikon trupin tuaj, duke ju dhënë një ndjenjë freskie.

4 – Luleshtrydhet

Përveç faktit se ato janë të shijshme, ato janë të pasura me vitaminë C për një imunitet më të fortë dhe antioksidantë të fuqishëm për një lëkurë të përhershme rinore.

5- Boronica

Boronica është një nga ushqimet më të pasura me antioksidantë vërtetë të fuqishëm që parandalojnë shenjat e plakjes së parakohshme dhe mbrojnë nga shumë lloje të kancerit në gji.

6- Midhjet

Midhjet janë një burim i mirë i zinkut i domosdoshëm për flokët, dhëmbët dhe përshpejtimin e procesit të riparimit të lëkurës suaj.

7- Domatet

Domatet janë të pasura me antioksidantë të cilat do të parandalojnë ato rrudha të bezdisshme. Gjithashtu, ka përmbajtje të lartë të ujit, duke siguruar që lëkura juaj të mbetet e hidratuar dhe elastike.

8- Arra

Arra është një burim i madh i omega-3 dhe vitaminë E që gjithashtu vepron si një antioksidant dhe është një vitaminë esenciale e nevojshme për bukurinë e lëkurës, flokëve dhe për të rritur fertilitetin tek femrat.

9-Çokollata e zezë

Hani pak çokollatë të zezë çdo ditë ose pini një pije me kakao, është e pasur me antioksidantë dhe do të rrisë humorin tuaj.

10- Kivi

Ky frut i shijshëm është shumë i mirë për bukurinë tuaj në përgjithësi pasi është shumë i pasur me antioksidantë, vitaminë C dhe përmbajtje të ujit, plus është i ulët në kalori kështu që, nuk do të shtojë peshën tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top