Mali Rushmore është një nga monumentet më të njohur në Shtetet e Bashkuara, ku janë xhiruar filma të shumtë të Hollivudit.
Por rezulton se një dhomë e fshehur është edhe më shumë mister se filmat aventurë portretizojnë.
Skulptori amerikan Gutzon Borglum kishte kërkuar të krijonte një imazh shumë të madh që përfshinte disa momente të rëndësishme në historinë e Amerikës, si dhe imazhet e presidentëve George Washington, Thomas Jefferson, Theodore Roosevelt dhe Abraham Lincoln.
Për fat të keq plani i tij ishte shumë i ndërlikuar për t’u përfunduar dhe Gutzon kishte për të realizuar katër presidentët. Ai ishte lejuar të fillonte punën në një një dhomë të fshehtë që do të tregonte historinë e SHBA-ve për brezat e ardhshëm.
Qeveria miratoi idenë, por i kërkoi skulptorit të përqëndrohet në përfundimin e kokave të presidentëve përpara fillimit të punës në Sallën e Rekordeve.
Kur Gutzon vdiq para se projekti të përfundonte, punimet ndaluan për disa dekada.
Përfundimisht, në fund të viteve 1990, projekti u rigjallërua dhe dhoma është përfunduar.
Shpallja e Pavarësisë, Kushtetuta dhe Karta e të Drejtave janë vendosur brenda dhomës, si dhe një biografi e Gutzon.
Mjerisht, turistët që vizitojnë malin Rushmore nuk janë në gjendje të hunë në sallën e rekordeve, sepse vendndodhja e saj është shumë e vështirë për tu arritur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.