Dikur prezantuese e një prej emisioneve investigative ku denoncoheshin rastet e dhunës. Sot faktuese e një dëshmie tronditëse. Me sa duket asgjë nuk i ka bërë fajde për ta shndërruar në shembull pozitiv atë mision fisnik, të cilin e bënte me pathos. Anjeza Shabani, ish -prezantuese e emisionit “Alarm” është shfaqur para publikut me një video shtazarake teksa rrihte mizorisht një fëmijë vetëm 3 vjeç. Pamjet janë xhiruar në ambientet e kopshtit të saj privat. Emisioni “Stop” në TV Klan ka bërë publike ndodhinë, duke ndihmuar njëkohësisht një kastë të gjerë prindërish, të cilët kanë rënë pre e kësaj dhune ndaj fëmijës së tyre. Mirënjohës stafit të emisionit, të cilët njëkohësisht japin mesazhe vigjilence për prindërit e tjerë, të cilët duhet të jenë gjithmonë në alert për të ndjekur ecurinë e rritjes së fëmijëve të tyre në këto institucione arsimore, publike apo private qofshin.
Shqetësues mbetet fakti që ky nuk është një rast i izoluar, por dhuna është model i shoqërisë!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.