Në fokus

May 3, 2017 | 15:35

Dhuna në 40 vite martesë, 62-vjeçarja rrëfen pas divorcit: Si më kërcënonte burri me sëpatë

62-vjeçarja Xhevrie Laçi rrëfeu mes lotësh në emisionin “Me zemër të hapur” martesën e saj 40-vjeçare mes dhunës dhe përbuzjes.

xehvrie-laci

Ka marrë 6 urdhra mbrojtje dhe ka falur gjithçka për hatër të fëmijeve, por nuk arriti dot të shmangte divorcin. Gjatë procesit gjyqësor ka mësuar faktin se bashkëshorti dhe djali i dytë nëpërmjet manipulimit kanë hedhur në emrin e tyre banesën në të cilën janë të gjithë bashkëpronarë.

“Edhe me sëpatë ka ardhur të më kërcënojë, duke më kërkuar që të firmos në mënyrë që shtëpia t’i kalojë njëri prej djemve. Por unë i kam të gjithë fëmijët njësoj. Por pastaj mësova se ata e kishin realizuar këtë gjatë procedurave të divorcit”, rrëfen Xhevrie Laçi.

“Në dhjetor të 2015 më ka dhunuar. Kam bërtitur duke i kërkuar ndihmë komshinjve. Ai u tremb dhe iku. Dhe pastaj erdhi prapë në 12 të natës. I binte derës me grushte, shkelma, kishte marrë dhe sëpatë, e donte të më vriste”, rrëfen gruaja.

Burimi: Balkanweb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top