Rrjeti social Facebook tha se do të punësojë edhe 3,000 punëtorë në gjithë botën për të hequr nga web-faqja përmbajtjet e dhunshme, si: vrasjet apo vetëvrasjet.

Facebook CEO Mark Zuckerberg
“Kemi parë njerëz që lëndojnë veten ose të tjerët në Facebook – ose ‘live’ ose në video të postuara më vonë. Është e dhimbshme dhe kam menduar se si mund ta bëjmë më mirë për komunitetin tonë. Duhet të përgjigjemi shpejt”, tha shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, raporton Rel.
Komentet e tij vijnë një javë pasi një burrë tajlandez transmetoi direkt pamjet duke vrarë vajzën e tij të mitur, përpara se të vriste veten. Tremijë punonjësit e rinj do ta çojnë në 4,500 veta ekipin monitorues të Facebook-ut.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.