Këshilla & Arsye

March 3, 2020 | 8:20

Dhuna nuk është dashuri, por kontroll

Periudha e dhunës mbaroi, më pas?! Më pas gruaja duhet të luftojë për të rimarrë jetën e saj. Po si? Një përgjigje të vetme nuk ka, por studiuesit japin disa këshilla thelbësore që duhet t’i ndjekë një femër e dhunuar, në mënyrë që të shohë dritën në fund të tunelit.

When a Woman says No, She Means It

• Nuk është faji juaj që përjetoni dhunë.

• Siguria juaj dhe e fëmijëve tuaj është prioriteti numër NJË.

• Kërkoni menjëherë këshilla ligjore.

• Sigurohuni që do të merrni të gjitha të drejtat tuaja. Jini të vetëdijshme për to.

• Kërkoni ndihmë: nga policia, këshilluesit profesionistë, shoqatat që luftojnë dhunën në familje, nga miqtë, forumet në internet etj.

• Krijoni një rrjet social. Aty është gjithmonë dikush që shqetësohet për ju, edhe nëse dhunuesi ju ka thënë të kundërtën. Fëmijët janë të prekur nga dhuna në familje, prandaj duhet të përdorni rrjetin social, për t’i ndihmuar ata.

• Kontaktoni një këshilltar financiar, në mënyrë që financat tuaja të jenë të sigurta. Sa më shpejt të kërkoni ndihmë, aq më e lehtë do të jetë.

• Merrni kohë për veten tuaj. Trajtojeni veten me butësi. Mos nxitoni në procesin e shërimit dhe mos prisni të arrini gjithçka që dëshironi menjëherë. Ju mund të ndiheni e vetmuar dhe e izoluar, por kjo do të zgjasë për pak kohë.

• Përqendrohuni në të ardhmen tuaj dhe në atë që ju doni nga e ardhmja, duke i vendosur vetes qëllime afatshkurtra dhe afatgjata.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top