Në fokus

January 19, 2017 | 12:11

Keqedukimi i fëmijëve nga mësuesit është një klithmë e dhimbshme

Alborena Hylviu Psikologe Klinike

Alborena Hylviu
Psikologe Klinike

Një tjetër rast i dhunës psikofizike te fëmijët e ciklit të ulët. Ky akt tepër i rëndë për këtë grupmoshë, na vë përpara përgjegjësive, ku para se të gjejmë fajtorin duhet të gjejmë shkaktarët.

Keqedukimi i fëmijëve nga mësues të tillë është një klithmë e dhimbshme. Vërtetë sot ka rënë respekti i nxënësit për mësuesin, vërtet shumë të rinj sot kujtojnë se diplomat blihen me mundin e prindërve të tyre, por jo, secili nxënës duhet të mbajë përgjegjësinë e të nxënit dhe kujtdo t’i jepet merita që i takon.

Kjo nuk është një mënyrë e të edukuarit apo imponim respekti nga mësuesit dhe më shumë se ofezash në një grupmoshë shumë të vogël, si cikli fillor.

Ngarkesa e tyre emocionale dikton orën e mësimit, duke sjellë reagime aspak të shëndetshme tek ata që do bëhen drejtuesit vendorë të së nesërmes.

1

S’e di rolin që kanë psikologët e shkollave. A janë në gjendje të merren ata në intervistat klinike të shkurtra, por shumë rezultative, që në komunikimin e parë në sytë e fëmijëve?

Të gjithë punonjësit e shëndetit mendor dhe sigurisht kudo ku ka punonjës socialë, duhet dhe një mirëndjekje e mësimdhënies dhe komunikimit, që ndodh brenda orëve mësimore.

Uroj që secili të jetë përgjegjës në punën dhe në atë çka edukon të gjithë brezin dhe të ardhmen.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top