Në fokus

June 5, 2017 | 11:21

Dhunonte fëmijën, kamerat nxjerrin zbuluar edukatoren

Prindërit vazhdojnë të denoncojnë raste dhune ndaj fëmijëve në kopshte. Edukatorja 30-vjeçare, e cila punonte në një kopsht privat në Tiranë,  Denida Rexhepi është vënë në pranga nga policia.

Edukatorja e arrestuar

Edukatorja e arrestuar

Dy nëna të dy fëmijëve që shkonin në këtë kopsht i janë drejtuar dje policisë, të shqetësuara pasi kanë vënë re shenja të pazakonta tek të vegjëlit e tyre. Policia ka nisur menjëherë hetimet, duke zbuluar videot e kapura nga kamerat e sigurisë.

Psikologia Aurora Cici, e cila thotë se punon prej 7 vitesh në kopshtin privat “Katër Stinet”, thote se denoncimi për dhunën ndaj një fëmije në këtë kopsht është rasti i parë, që ka ndodhur në kaq vite sa ajo e njeh këtë institucion.

Megjithatë, ajo e pranon se fëmija është rrahur nga edukatroja. “Kur erdhi Policia ne dorëzuam pamjet për bashkëpunim. Rasti është i vërtetë, ka ndodhur. Ka fragmente të vogla, por jo dhunë të madhe fizike”, tha psikologia për “News 24″.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top