Transformoje festën e të dashuruarve në një pretekst për të festuar së bashku me gjysmën tjetër më të rëndësishme të jetës, një moment lumturie. Ja disa ide që me siguri do t’ju bëjnë shumë të lumtur. Këtë herë si staf kemi menduar t’jua bëjmë më të lehtë kërkimin e ideve, të cilat zgjojnë ndjenjat. Dhuratat kanë më shumë vlerë kur kujdesesh vetë për to. Le ta bëjmë partnerin të ndihet i plotësuar në ditën e të dashuruarve. Dhurata për AJO dhe AI, ekonomike dhe pa kurrfarë lodhjeje apo shpenzime të tepruara. Ja një listë me ide dhuratash të bëra enkas për të partnerin tuaj të dashur. Padyshim do të jenë dhurata tejet të çmuara pasi janë të bëra me zemër. Festoni bukur 14 shkurtin me propozimet që stafi i revistës “Psikologjia” jua propozon gjithaq me zemër nisur dhe nga dëshirat tona:
-Një shall i punuar me dorë
-Një pergamenë ku të shkruani 10 gjërat që ju pëlqejnë nga Ai ose AJO
-Mund të bëni varëse ose vëthë duke përdorur rruaza ose gurë të çmuar të cilat gjenden pothuaj në të gjitha dyqanet.
-Jastëk me mbishkrimin “TË DUA”
-Mbajtëse çelësash e personalizuar në formë zemre
-Filxhan kafeje apo çaji me mbishkrimin “TË DUA” ose me foton çift
-Kartolinë e personalizuar me foton tuaj në formë zemre dhe mbishkrimin “TË DUA”
-Përgatisni qirinj aromatikë
-Album të dekoruar me teknikën e dekupazhit
-Vazo qelqi ku të keni vendosur 365 letra me mesazhe dashurie, nga një për çdo ditë të vitit për të dashurin tuaj
-Shkruani historinë tuaj si një artikull gazete, printoje dhe vendoseni në kornizë
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.