Tashmë ka filluar një nga periudhat më të bukura të vitit, ajo e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri. Një periudhë në të cilën dashuria, mirënjohja, emocionet konfirmohen dhe ndahen me një dhuratë. Pavarësisht nëse është e vogël apo e madhe.
Por, sa orë kemi shpenzuar duke menduar dhe bredhur për të zgjedhur atë që i përshtatet më së miri të dashurve tanë? Shumë! Këtë vit ne duam t’ju ofrojmë një ndihmë të vogël me një udhëzues që mund të dëshmojë se është i çmuar. Po, sepse dhurata e përsosur e Krishtlindjes për secilën shenjë të Zodiakut sugjerohet nga yjet!
Dhurata e përsosur e Krishtlindjeve për çdo shenjë të Zodiakut
Dashi
Njerëzit e lindur nën shenjën e Dashit janë aktivë, dinamikë, modernë. Ata i vlerësojnë të gjitha aktivitetet në natyrë.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Dashit:
- Një libër
- Veshje sportive
- iPod ose një send tjetër audio
- Biletat për një ngjarje sportive
Për gratë e shenjës së Dashit:
- Parfumi i preferuar
- Një aparat fotografik dixhital
- Një trajtim bukurie
- Aksesorë të një marke ekskluzive
Demi
Njerëzit e shenjës së Demi pëlqejnë kënaqësi të vogla materiale, lukse të vogla, komoditete, ndërsa janë mjaft klasikë dhe tradicionalë.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Demit:
- Një libër gatimi dhe një uniformë kuzhinieri
- Një verë e mirë
- Çokollata speciale
- Një telefon të teknologjisë së fundit
Për gratë e shenjës së Demit:
- Një çantë lëkure
- Një parfum firme
- Një trajtim
- Një orkide
Binjakët
Njerëzit e lindur nën shenjën e Binjakëve janë të gëzuar, të shoqërueshëm, origjinal, por praktikë.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Binjakëve:
- Një telefon celular
- Një abonim në një revistë
Për gratë e shenjës së Binjakëve:
- Një abonim në një revistë
- Bileta për një koncert
- Një artikull dekorativ për shtëpinë (qirinj, një vazo …)
Gaforrja
Ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres janë dashnorë të shtëpisë, të familjes dhe duan dhurata të vogla që kanë një kuptim personal.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Gaforres:
- Pantofla, pizhame, sende shtëpiake
- Një pikturë e bërë nga ju
- Një akuarium
- Një kornizë
- Një triko
Për gratë e shenjës së Gaforres:
- Një libër gatimi
- Një krem aromatik
- Qirinj
- artikuj për tualetin
Luani
Të lindurit nën shenjën e Luanit janë ekstravagantë, pak kapriçiozë, por papritur romantike.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Luanit:
- Një çantë lëkure
- Një veshje trendy
- Një biletë për një ngjarje
- Një shall, por me një ngjyrë të pazakontë
Për gratë e shenjës së Luanit:
- Një kuletë lëkure
- Një bizhu të gdhendur
- Një byzylyk
Virgjëresha
Njerëz e lindur nën këtë shenjë janë të efektshëm, praktikë, me shije dhe elegancë të madhe.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Virgjëreshës:
- Një orë
- Një kuletë
- Një abonim në palestër
- Një verë e mirë
Për gratë e shenjës së Virgjëreshës:
- Një telefon celular
- Një pajisje stërvitjeje
- Një çantë lëkure
- Një xhel dushi firme
Peshorja
Të lindurit nën shenjën e Peshores janë kultivues të bukurisë, të vëmendshëm ndaj estetikës dhe detajeve, atyre nuk u intereson vlera e një dhurate, por bukuria e saj.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Peshores:
- Veshje
- Aksesorë personalë
- Një libër me poema
- Një biografi
- Një palë këpucë
Për gratë e shenjës së Peshores:
- Një bizhuteri e veçantë
- Një parfum i mirë
- Një palë vathë
- Libra
Akrepi
Të lindurit nën shenjën e Akrepit janë intensivë, misteriozë, sensualë, dhe të vështirë për tu mahnitur.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Akrepit:
- Një orë e veçantë
- Biografia e një personazhi të fuqishëm
- Një teleskop
- Një shishe shampanjë
Për gratë e shenjës së Akrepit:
- Të brendshme shumë të guximshme
- Një çantë apo këpucë firme
- Parfum të mirë
- Qirinj aromatikë në formë të veçantë
Shigjetari
Të lindurit nën këtë shenjë janë gjithmonë optimistë, të hapur, kureshtarë dhe mirënjohës për çdo dhuratë të vogël.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Shigjetarit :
- Një udhëtim
- Një biçikletë
- Syzet e verës
- Abonim në një revistë që flet për natyrën dhe kafshët
Për gratë e shenjës së Shigjetarit:
- Një video-kamerë
- Një fundjavë në fshat
- Një roman i mirë
- Një aksesor për kuzhinë
Bricjapi
Të lindurit nën këtë shenjë janë praktikë, shumë tradicionalë, të vëmendshëm ndaj detajeve dhe që nuk ju pëlqejnë mbeturinat.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Bricjapit:
- Një valixhe
- Një verë e mirë
- Një abonim në revistën e preferuar
- Një kuletë lëkure ose një mbajtës dokumenti
Për gratë e shenjës së Bricjapit:
- Një krem për trupin
- Një orë
- Një rrip i një marke të njohur
- Qirinj specialë
Ujori
Të lindurit nën këtë shenjë janë inovativë, origjinalë, gjithnjë në hap me kohën. Ata duan gjithçka të re.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Ujorit:
- Një udhëtim i befasishëm
- Një objekt kurioz
- Një tabletë
- Bileta për një koncert apo ngjarje sportive
Për gratë e shenjës së Ujorit:
- Një copë veshjeje
- Një bizhuteri origjinale
- Aksesorë me ngjyra tërheqëse
Peshqit
Të lindurit nën këtë shenjë janë romantikë, të sjellshëm, të qetë. Ata pëlqejnë të marrin dhurata të vogla si një shenjë e vëmendjes së madhe ndaj tyre.
Dhurata perfekte për meshkujt e shenjës së Peshqve:
- Këpucë të rehatshme dhe sportive
- Një veshje sportive
- Një klasë yoga për të bërë në shtëpi
- Një CD me muzikë të mirë
Për gratë e shenjës së Peshqve:
- Kripërat e banjës
- Krem për trupin
- Një roman i mirë
- Një ftesë për darkë në një restorant të këndshëm
Dhe së fundi një sugjerim universal: dhurata më e bukur e Krishtlindjes për secilën shenjë të Zodiakut, mbeten gjithmonë prania, respekti dhe dashuria juaj.
Burimi / https://www.giornodopogiorno.org/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.