Të mendosh për dhuratat e Krishtlindjes përshtatur personit që do t’ia dhuroni, mbi të gjitha kur ju duhet të blini shumë dhe data finale ajo e 25 dhjetorit po afrohet dita-ditës, mund të jetë një problem jo aq i lehtë për t’u zgjidhur. Shpesh kjo gjendje zëvendësohet nga frika se nuk do të jeni në gjendje të befasoni marrësin e dhuratës, apo për të përzgjedhur diçka të parashikueshme.
Kështu, një uebsajt amerikan drejtuar nga një ekip psikologësh, “Beyondthepurchase.org”, nisur nga qëllimi i mirë, e pa të arsyeshme që t’u ofrojë lexuesve të faqes elektronike, këshilla të dobishme mbi strategjitë e caktuara për të qenë të suksesshëm në përzgjedhjen e dhuratave.
Gjithçka erdhi si rezultat i një sondazhi rreth këtij kërkimi shkencor. Së pari, për zgjedhjen e dhuratës thelbësore është të shpërfaqim njohuritë e personit, në mënyrë që t’i tregoni rëndësinë që keni për të.
Dhurata duhet të jetë e personalizuar, sipas marrësit individual. Në fakt, njerëzit që duan të blejnë dhurata, kurrë nuk shfaqin të njëjtin mendim për dy njerëz të ndryshëm, edhe në qoftë se ata nuk kanë lidhje mes tyre dhe, për këtë arsye, nuk ka gjasa të shfaqeni “zbuluar” .
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.