Lifestyle

December 17, 2019 | 8:08

Dhuratat e Krishtlindjes për çdo shenjë të Zodiakut

Koha më magjike e vitit po afron dhe tashmë ka filluar kërkimi për dhuratën e përsosur për të dashurit tanë. Ne e lehtësojmë kërkimin tuaj me listën e dhuratave të Krishtlindjes për çdo shenjë të zodiakut.

Dashi

Ata që lindin nën shenjën e Dashit janë njerëz aktiv dhe dinamikë. Çfarë t’i dhuroni gruas së kësaj shenje? Një aparat fotografik, parfumin e saj të preferuar ose një trajtim estetik. Dhe atij? Biletat për ndeshjen e ekipit të tij të preferuar ose një iPod.

Demi

Demit i pëlqejnë lukset e vogla dhe kënaqësitë materiale. Ju mund t’i dhuroni burrit të kësaj shenje një verë të çmuar që i pëlqen shumë ose një telefon celular të mirë. Ndërsa për femrat sugjerohet një çantë e bukur lëkure ose një parfum.

Binjakët

Binjakët janë njerëz të gëzuar dhe origjinalë, çfarë t’u dhurojmë? Sipas yjeve, gratë me siguri do të vlerësonin diçka për shtëpinë, ndoshta një qiri aromatik ose një vazo, ose një abonim reviste. Ndërsa meshkujve nga ana tjetër mund t’u dhuroni një celular të ri ose një biletë për një ekspozitë.

Gaforrja

Ata që kanë lindur nën shenjën e Gaforres janë shumë të afërt me shtëpinë dhe familjen. Femrës së kësaj shenje mund t’i jepni një krem aromatik ose një libër gatimi, ndërsa mashkullit, një akuarium ose pizhame të kombinuara me pantofla.

Luani

Cila është dhurata e përsosur për një shenjë çuditëse, romantike dhe ekstravagante si Luani? Për partnerin sugjerohet një veshje trendy ose një çantë lëkure, për miken tuaj më të mirë, një byzylyk ose një varëse të gdhendur.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e Virgjëreshës janë njerëz praktikë që kanë shumë shije. Dhurata e përsosur për burrin e kësaj shenje mund të jetë një orë ose një portofol. Ndërsa për gratë, një çantë lëkure.

Peshorja

Ata që kanë lindur nën shenjën e Peshores janë shumë të vëmendshëm ndaj estetikës. Çfarë t’i jepni një gruaje të kësaj shenje? Një palë vathë, një libër ose një parfum të mirë. Dhe një burri? Një libër biografik ose një palë këpucë të këndshme.

Akrepi

Akrepat është e vështirë t’i surprizosh. Femrës së kësaj shenje mund t’i dhuroni të brendshme ose një parfum të çmuar. Ndërsa atij një shishe shampanjë ose një orë të veçantë.

Shigjetari

Optimistë dhe kuriozë, Shigjetarët vlerësojnë çdo dhuratë të vogël. Ju mund t’u dhuroni atyre një roman apo një aksesor kuzhine.

Bricjapi

Bricjapët janë njerëz shumë praktikë dhe tradicionalë. Çfarë t’i jepni një gruaje të kësaj shenje? Një krem për trupin ose një rrip të një marke të njohur. Ai, nga ana tjetër, do ta vlerësojë shumë një valixhe, një kuletë ose një dosje lëkure.

Ujori

Ata që kanë lindur nën shenjën e Ujorit janë shumë origjinalë dhe adhurojnë gjithçka që është e re. Dhurata perfekte gruan e kësaj shenje mund të jetë një aksesor me ngjyra tërheqëse. Për burrin, nga ana tjetër, një objekt kurioz ose bileta për një koncert apo një ngjarje sportive.

Peshqit

Peshqit janë njerëz romantikë dhe të sjellshëm. Gruas së kësaj shenje mund t’i jepni një ftesë për darkë në një restorant ose kripëra banjoje, ndërsa burrit një CD ose këpucë sportive.

 

 

Burimi / https://dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top