Lifestyle

March 21, 2018 | 8:30

Dhuratat për Pashkët: dekoret që mund t’i bëni bashkë me fëmijët

Pashkët, përveçse një mundësi për të qëndruar bashkuar me familjen tuaj, është gjithashtu një nga festat më të preferuara të fëmijëve, falë vezëve me çokollatë (me surpriza brenda), të cilat mbushin supermarketet dhe dyqane në të gjitha qytetet.

pashket-dekor

Në prag të festës, ja disa sugjerime se si mund të dekoroni ambientin e shtëpisë suaj dhe jo vetëm, nga arti i punës me dorë. Një terapi jo vetëm çlodhëse, por edhe argëtuese për ta ndarë bashkërisht me familjarët.

pashket-dekor2

Por përse të mos e shndërroni këtë rast në një moment argëtimi, duke qëndruar pranë fëmijëve tuaj, teksa merreni së bashku me përgatitjet e dhuratave festive. Për drekën e Pashkëve tryeza dhe shtëpia mbushen me objekte të temës, prandaj pse të mos përpiqeni të bëni gjëra me duart tuaja?

Mund t’ia nisni duke përdorni vezët plastike të lodrave, vezët e ziera, të cilat më pas duhet të konsumohen, ose përdorni vezë të cilat pasi t’u keni bërë një vrimë të vogël në pjesën e poshtme, duke i zbrazur, mund t’i ngjyrosni me bojëra uji ose vaji. Por edhe punët klasike bërë me karton dhe vinovil, është një ide e shkëlqyer për t’i mbajtur të vegjlit të zënë me punë.

Ja disa propozime për të krijuar ide zbukurimi me temë, dekorin e Pashkëve.

pashket-dekor1

pashket-dekor7

pashket-dekor6

pashket-dekor5

pashket-dekor4

pashket-dekor3

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi alfemminile.com

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top