Diabeti është sëmundje e lidhur me rritjen e nivelit të sheqerit në gjak. Në kushte normale vlerat e sheqerit në gjak (glicemia) të matura në gjakun venoz, nuk duhet të kalojnë më shumë se 126 mg/dl esëll dhe mbi 200mg/dl 2 orë pas ngrënies. Çdo vlerë mbi normat e mësipërme konsiderohet diabet. Diabeti i tipit 1 dhe tipit 2 pengon aftësinë e trupit për të menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak.
Por kur duhet të nisim të shqetësohemi?
Shumica e emergjencave diabetike janë të lidhura me ndërprerje në nivelet e sheqerit në gjak. Emergjencat më të zakonshme përfshijnë: hipogliceminë, kur nivelet e sheqerit në gjak janë anomalisht të ulëta. Kur niveli i sheqerit në gjak ulet, ai bëhet një urgjencë mjekësore. Kjo mund të ndodhë kur neglizhohet konsumi i vakteve në mënyrë të rregullt, kur teprohet me alkoolin, apo edhe kur doza e mjekimit është e lartë. Me risk është edhe kur niveli i sheqerit në gjak rritet. Kjo ndodh kryesisht tek ata pa pacientë që marrin medikamente, të cilat kanë efektin për të zvogëluar efikasitetin e insulinës, apo medikamente që nxisin humbjen e lëngjeve në organizëm. INFEKSIONET Njerëzit me diabet janë më të prirur ndaj infeksioneve në raport me njerëzit e shëndetshëm. Gjithashtu, infeksionet mund të bëhen më të rënda, duke shkak tuar komplikime të rrezikshme për jetën. Infeksionet e traktit urinar dhe infeksionet e lëkurës janë veçanërisht të zakonshme. Infeksionet e vogla të lëkurës mund të përhapen në indet më të thella dhe të bëhen të rrezikshme për jetën. Infeksionet e traktit urinar mund të përhapen në veshkave, ose diku tjetër në trup.
KOMPLIKIMET
Njerëzit me diabet kanë një rrezik më të lartë të sulmit në zemër dhe infarkti se të tjerët. Diabeti mund të dëmtojë pothuajse çdo sistem në trup, duke rritur rrezikun e shumë sëmundjeve të tjera. Njerëzit me diabet mund të përjetojnë sëmundje të zemrës, të tilla si: infarkti ose goditje. Qarkullimi i dobët çon në ulçer në këmbë, verbëri, humbja e gjymtyrëve, dështimi i veshkave.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.