Shpesh diabeti nuk jep simptoma ose sinjale që të bësh kontrolle specifike, siç janë testet e gjakut ose urinës. Megjithatë, njohja e tij në kohë është thelbësore, veçanërisht për gratë: rreziku për sistemin kardiovaskular do të ishte më i madh tek femrat sesa tek meshkujt.
Rreziqet për gratë
“Gratë diabetike kanë një rrezik 44% më të madh të zhvillimit të sëmundjes së arterieve koronare sesa burrat”, kujton Cesare Berra, Drejtore e Departamentit Endokrinolog-Metabolik të Grupit MultiMedica në Milano. – Tek gratë rreziku i pësimit të një goditje në tru është gjithashtu më i madh: është 2.28 për gjininë femërore dhe 1.83 për burrat. Në veçanti, kjo ngjarje shfaqet tek një popullatë e mirëpërcaktuar, siç është ajo e grave në moshë madhore midis 35 dhe 54 vjeç”.
Studimet e para për të mbështetur këtë tezë u botuan në vitin 2014, kur një meta-analizë e rëndësishme krahasoi pothuajse 900 mijë persona mes moshës 20 dhe 100 vjeç që vuanin nga diabeti i tipit 2 të cilët kishin kaluar një sëmundje kardiovaskulare. Kjo u pasua nga studime të tjera po aq të rëndësishme të botuara në revistat kryesore shkencore. Rezultate të ngjashme dolën edhe nga një meta-analizë tjetër, e botuar gjithashtu në Lancet, e cila studioi gati 800 mijë persona.
Pse rrezikojnë më shumë gratë? Ende nuk ka siguri: ka shumë të ngjarë që ne duhet të reflektojmë mbi rrezikun global kardiovaskular dhe faktorët që ndikojnë. Për shembull, ndryshimet e kolesterolit dhe presioni i lartë i gjakut kanë një efekt më të madh në shëndetin e zemrës dhe arterieve tek gratë sesa te burrat.
Por nuk duhet të harrojmë se gruaja, duke u marrë me shumë angazhime, mund të priret të lërë pas dore efektet e diabetit. Përfundimisht, asnjëherë nuk duhet harruar që tek gratë luhatjet hormonale, në veçanti shfaqja e menopauzës me rënien e hormoneve të estrogjenit, mund të ndikojnë në ombrellën mbrojtëse në sistemin e qarkullimit të gjakut që është përbërësi i veçantë hormonal i moshës pjellore.
Cili është rreziku nëse sheqeri në gjak rritet me kalimin e kohës
Diabeti është veçanërisht shqetësues për shkak të komplikimeve që mund të shkaktojë, të cilat prekin kryesisht enët e gjakut (si arteriet e mëdha ashtu edhe ato më të vogla) dhe nervat. Por kini kujdes që të mos merrni në konsideratë vetëm glukozën në gjak si një parametër për ta mbajtur nën kontroll: për shëndetin e zemrës dhe arterieve është e nevojshme të përcaktohet rreziku global kardiovaskular, i cili padyshim përfshin edhe faktorë të tjerë rreziku, siç janë mbipesha, pirja e duhanit, hipertensioni, ndryshimet e kolesterolit. Por çfarë rrezikojnë organet:
Diabeti ka rrezik më të madh të infarktit të miokardit, sepse sëmundja favorizon zhvillimin e arteriosklerozës në arterie. Për të njëjtën arsye, rreziku i goditjeve cerebrale gjithashtu rritet.
Nefropatia diabetike, që është ndërlikimi i sëmundjes në veshka, çon në një ulje progresive të aftësisë së veshkave për të “pastruar” gjakun. Dhe për këtë arsye substancat e dëmshme që duhet të eliminohen mbesin në vetë gjak, duke dëmtuar trupin.
Sistemi nervor. Nëse sheqeri në gjak është shumë i lartë, ndjeshmëria e nervave ndryshon. Përveç kësaj, furnizimi i ulët me gjak dëmton vetë nervat, duke lehtësuar fillimin e dhimbjes.
Sytë. Ata që vuajnë nga diabeti rrezikojnë një ndryshim specifik të retinës, pjesën e syrit që merr stimuj vizual, të lidhur me modifikimin e enëve të gjakut që e furnizojnë atë. Por hiperglicemia gjithashtu rrit rrezikun e kataraktave.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.