Këshilla & Arsye

March 7, 2019 | 10:15

Diabeti: si të ulim sheqerin te patatet për t’i pasur pjesë të dietës ushqimore

Indeksi glicemik i ushqimeve është një nga faktorët më të rëndësishëm për t’u marrë parasysh kur jeni duke vuajtur nga diabeti. Patatet, në veçanti, kanë një indeks glikemik shumë të lartë dhe, pavarësisht se janë shumë të shijshme dhe të pëlqyera nga të gjithë, shpesh nuk këshillohen në dietë, sidomos kur keni diabet. Megjithatë, diabetiku jo detyrimisht duhet t’i heqë patatet nga dieta e tij. Ekspertët këshillojnë 3 veprime që lidhen me patatet që kanë si synim uljen e sheqerit në gjak të këtij ushqimi kaq të shijshëm.

scopri_patate

Këto janë disa strategji që zvogëlojnë indeksin glicemik të disa ushqimeve dhe, në veçanti, edhe patateve. Para së gjithash, gatimi luan një rol themelor në uljen ose ngritjen e indeksit glycemik, i cili është parametri që tregon aftësinë e një ushqimi për të rritur volumin e glukozës (sheqerit) në gjak.

Para së gjithash, është thelbësore zgjedhja e patateve: shmangni ato që janë shumë të pjekura dhe, mbi të gjitha, mos i ruani shumë në raft. Në fakt, nëse ruhen për muaj, patatet i nënshtrohen një transformimi natyror të niseshtesë, që shkaktojnë sheqerin në gjak. Për këtë arsye, mënyra më e mirë është të ndalemi te patatet e reja, të mbledhura para se të piqen plotësisht dhe me një lëkurë të hollë.

Gatim luan një rol themelor në uljen ose ngritjen e indeksit glycemik, i cili është parametri që tregon aftësinë e një ushqimi për të rritur volumin e glukozës (sheqerit) në gjak. Valojini mirë patatet dhe pastaj hani ato të ftohta. Duke i gatuar në ujë të nxehtë, niseshteja formon një xhel, ndërsa indeksi glycemik ulet, duke e bërë këtë perime më shumë distike dhe lehtësisht të tretshme.

diabete-patate-amidoPërfundimisht, zgjidhni shijet e duhura: shoqërojini gjithmonë patatet me proteina dhe ushqime të pasura me fibra siç janë perimet sezonale, por edhe me mish të bardhë dhe peshk. Kjo do t’ju lejojë të ngadalësoni përthithjen e karbohidrateve dhe do t’ju ngopë më gjatë.

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi ladyblitz.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top