Mirëqenie

August 11, 2017 | 8:51

Diabetikët, këshilla praktike mbi mënyrën sesi duhet të ushqehen

Nëse keni diabet, ushqimi që konsumoni është ilaçi juaj. Ndaj edhe duhet të tregoheni të kujdesshëm për të përzgjedhur ato produkte të cilat mbajnë nën kontroll vlerat e sheqerit në gjak. Kur ushqimet janë të larta në karbohidrate, yndyra dhe natrium, ato nuk bëjnë gjë tjetër veçse rrisin rrezikun për hipertension, kolesterol të lartë, shtim në peshë, sëmundje të zemrës dhe sheqer të pakontrolluar.

Si rregull diabetikët nuk duhet të konsumojnë ëmbëlsira, sheqerna të gatshme apo produkte industriale të sheqerosura. Eliminimi nga dieta e këtyre produkteve nuk do të thotë që diabetikët s’duhet të konsumojnë karbohidrate natyrale. Këto duhet t’i marrin nga produktet natyrale, si drithërat, frutat, perimet etj.

Rëndësi ka marrja e proteinave dhe yndyrave. Këto të fundit duhet të jenë kryesisht me origjinë bimore, vaji i ullirit, arrat etj. Duke qenë se kanë humbje të lëngjeve, rekomandohet që të konsumojnë sa më shumë gjatë ditës. Më poshtë janë disa këshilla konkrete që ju vijnë në ndihmë.

diabetiket-637x424-637x380

Pijet e ëmbla

Janë të pasura me sheqer e kalori, dhe zakonisht kanë pak ose aspak vlera ushqyese. Në vend të pijeve të ëmbla, provoni frutat e freskëta dhe lëngun e tyre. Sheqeri natyral është shumë herë më i shëndetshëm, ndaj edhe rekomandohet që të konsumohen lëngjet e përgatitura nga frutat e freskëta.

Pijet e ngrohta

Të gjithë priremi që kafes, kapuçinos apo edhe çokollatës t’u shtojmë dozën e sheqerit. Në këtë mënyrë nuk bëjmë gjë tjetër veçse shtojmë kaloritë dhe yndyrat e ngopura. Specialistët e shëndetit rekomandojnë që në vend të sheqerit të zakonshëm, të përdoret sheqeri i diabetit ose pak qumësht i skremuar.

Sherbeti

Shumë njerëz besojnë se sherbeti është një alternativë e mirë për të zëvendësuar akulloren, por një gotë e gjysmë sherbet ka pothuajse dyfishin e karbohidrateve në raport me akulloren.

Qumështi

Qumështi është i pasur me yndyra. Por ai mund të zëvendësohet me qumësht soje ose qumësht orizi.

Të skuqurat

Ne e dimë që ushqimet e skuqura janë të rrezikshme për ne, por për njerëzit me diabet, ato janë më të rrezikshme. Yndyra e zhytur në ushqim çon në rritjen e kolesterolit dhe shtim në peshë, pa lënë mënjanë edhe sëmundjen e diabetit./ Panorama

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top