Një histori e bukur, nuk ke se ç’të thuash më shumë. Një histori që i kapërcen ndarjet dhe konfliktet, dhe që meriton të lexohet dhe të ndahet me të tjerë.
Nicole Hitchen është gruaja që ka vuajtur nga kancer agresiv në fshikëzën e urinës, deri në pikën kur mjekët i pohuan se për fat të keq i kish mbetur pak muaj jetë. Kështu gruaja, nënë e fy fëmijëve, vendosi t’i nënshtrohet një kure të re. Rezultati ishte i menjëhershëm, pozitiv: pas 5 ndërhyrjeve që zgjatën 10 ditë secila, e keqja shfaqi rënie, me pritshmëri për t’u shëruar brenda një kohe të shkurtër.
Megjithatë, lajmi i mrekullueshëm u shoqërua me një situatë jo fort të këndshme: kostoja e trajtimit ishte shumë e shtrenjtë. Duheshin disa mijëra dollarë, të cilat kjo grua nuk i kishte, por që i nevojiteshin për të përfunduar ciklin e mjekimeve.
Dhe këtu hyn në veprim Claire, gruaja aktuale e ish-bashkëshortit atë Nicole, dhe njerka e dy fëmijëve të çiftit.
Claire organizon mbledhjen e fondeve, duke përfshirë një shoqatë dhe rrjetet sociale.
“Nuk ka alternativë tjetër. Fëmijët kanë nevojë për nënën e tyre dhe ajo meriton mundësinë për t’i parë teksa rriten dhe ndërtojnë familjet e tyre”, ka shkruar Claire në uebin e saj.
Në një kohë të shkurtër, u arrit të mblidhej më shumë se gjysma e vlerës, duke i dhënë Nicole mundësinë për t’i dhënë fund shërimit.
“Nuk mendova se do të ishte i mundur një solidaritet i tillë”, tha gruaja. “Unë jam me të vërtetë e emocionuar”.
Dhe mbështetja nga persona të ndryshëm rritej nga java në javë.
Shpesh dëgjojmë për grindje, mëri dhe sjellje të mjerueshme në kurriz të fëmijëve të ish-bashkëshortëve, por kjo histori na tregon për njerëzoren, inteligjencën dhe ndjeshmërinë e madhe.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi www.piccolestorie.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.