E vërtetë vetëm përmes verës. Mjafton t’i japësh një shishe alkool aktores amerikane Diane Keaton (e cila e mban gjithmonë rezervë një shishe në çantë e saj) që të mësoni të gjitha prapaskenat e Hollivudit. E ftuar nderi në shfaqjen televizive të “Jimmy Kimmel” aktorja, pas të pirës gjatë, ka nxjerr në shesh të palarat për “mikeshat” e saj, të cilat e kanë nderuar në takimin e mbajtur për figurën e saj.
Midis tyre ishte edhe Meryl Streep, për të cilën ka thënë: “E adhuroj! Por nuk shihemi shpesh, se ajo nuk telefonon kurrë!”
Streep është shfaqur në ngjarjen e organizuar në Teatrin Dolby në Hollivud për të festuar karrierën e Keaton. E pranishme në ceremoni ishte dhe Reese Witherspoon, për të cilën Keaton tha: “Edhe ajo nuk e meriton titullin e mikeshës, sidomos për çështje kinematografie. Kur ajo ishte 14-vjeçe në filmin televiziv “Wild Flower”, ishte një fëmijë i bukur dhe shumë i talentuar, por sigurisht jo një mike e imja”, vazhdoi me të qeshura Diane Keaton.
Përgatiti Revista PSIKOLOGJIA
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.