Këshilla & Arsye

July 20, 2016 | 11:27

Dielli dhe vitamina D mbrojnë femrat nga fibromat

Femrat që e kanë nivelin e vitaminës D më të lartë, kanë më pak mundësi për të pasur fibroma, tumore beninje, të cilat janë edhe shkaku kryesor i heqjes së mitrës. Këtë tezë e ka vërtetuar një artikull në revistën “Epidemiology”, që bazohej në një studim me 1036 gra, të cilat i janë nënshtruar një ekografie për fibromat dhe një analize gjaku për të parë nivelin e vitaminave. Gjithashtu është marrë në shqyrtim edhe origjina, mosha, historitë e shtatzënive dhe pesha e femrave dhe përfundimi ishte se: mundësitë më të mëdha për të zhvilluar fibroma i kishin femrat me nivel më të ulët të vitaminës D në gjak. Të dhënat e mbledhura tregojnë se çdo 10 ml më tepër të vitaminës D do të thotë 20% më pak rrezik ndaj fibromave në mitër.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top