Dielli, djathrat, kosi e bulmetrat në përgjithësi, të cilat ndihmojnë për të forcuar kockat, garantojnë më shumë kthjelltësi mendore dhe ruajnë aftësitë konjitive tek të moshuarit. Ky është përfundimi i një studimi nga “Agricultural Research Service” në SHBA, i bërë me më shumë se 1000 persona të moshës nga 65-99 vjeç.
Me t’u përcaktuar sasia e vitaminës D, vullnetarët u ndanë në tri grupe, tek ata që përdornin doza të mjaftueshme, të pamjaftueshme dhe që kishin mungesë të vitaminës D. Të gjithë më pas iu nënshtruan testeve neuropsikologike. Në fund të studimit, personat që kishin marrë dozat e mjaftueshme të vitaminës D (35 % e tyre) kishin rezultate mjaft të mira në testet që lidheshin me aftësitë konjitive, perceprimit të vështirësive dhe arsyetimit.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 133
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.