Janë të shumta dobitë e diellit në trupin e njeriut: efektet pozitive në sistemin skeletor deri tek një vitalitet më i madh i qelizave të lëkurës, dhe shumë më tepër. Nga një qendër kërkimore në Suedi vjen një lajm interesant në lidhje me veprimin mbrojtës të diellit. Sipas raporteve nga ky studim, dielli zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kardiovaskulare, shkaku kryesor i vdekjeve në Evropë.
Në studim u përfshinë përfshirë 30.000 gra suedeze të moshës mes 25 dhe 64 vjeç. Gratë që kishin shmangur shmangur plotësisht ekspozimin në diell nuk kishin ndonjë përfitim, ndërsa ato të cilat kjanë shfaqur me kujdeskishin më shumë jetëgjatësi, përkatësisht nga gjashtë muaj deri në dy vjet. Efekti pozitiv i diellit është i lidhur krejtësisht me prodhimin e vitaminës D në trup: mungesa e kësaj vitamine mund të jetë baza e një numri të çrregullimeve në kardiovaskulare.
Pra, është e këshillueshme të ekspozoni veten ndaj diellit rregullisht, sidomos gjatë sezonit të verës, por mos e teproni!
Siç është konfirmuar nga disa ekspertë, është e vërtetë se dielli bën mirë për të parandaluar pasoja të pakëndshme kardiovaskulare, por juduhet të shmangni qëndrimin e tepërt në diell. Qëndrimi për një kohë të gjatë në diell, sidomos kur ju jeni në det, mund të ketë pasoja të dëmshme, të tilla si irritime dhe djegie, që mund të çojnë në skuqjen dhe kancer të lëkurës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.