Mirëqenie

March 9, 2017 | 10:11

Dielli të shton lumturinë

Drita stimulon prodhimin e substancave kimike në tru, të afta për të përmirësuar humorin dhe rritjen  e nivelit tonë të motivimit.

Family playing kite outdoors.

Në mesditë, dielli është në maksimumin e tij të shkëlqimit. Qëndroni nën rrezet e tij: do të jetë një “ilaç” natyral kundër depresionit dhe luhatjeve të humorit. Qëndrimi jashtë prodhon një seri reaksionesh në nivel biokimik; organizmi fillon të sekretojë endorfinën dhe rrit prodhimin e vitaminës D.

Hap pas hapi, përmirësohet qarkullimi i gjakut, çlirohen tensionet e grumbulluara dhe epiderma rigjen shkëlqimin e saj.

Mos e lini veten pa ekspozuar në dritën natyrale. Ky është një nga faktorët e zakonshëm të riskut për shumë njerëz, të cilët ankohen për lodhje dhe një gjendje shpirtërore të vakët, e cila çon në mërzi. Drita është në gjendje të stimulojë prodhimin e substancave kimike në tru, të afta për të përmirësuar humorin dhe rritjen e nivelit tonë të motivimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top