Mirëqenie

July 4, 2017 | 11:00

“Dieta 17-ditore”, rëndësia e edukimit të ushqyerjes

E ku ka më mirë se në këtë periudhë të lexosh një libër që në qendër ka rëndësinë e edukimit të ushqyerjes. “Dieta 17-ditore”, një arsye më shumë për të punuar dhe motivuar fort për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur që vjen vetëm përmes ushqimit.

ngreniaDr. Mike Moreno, në këtë projekt të përmbledhur në një botim të vetëm, shpjegon përkushtimin dhe vendosmërinë e tij për të hartuar një program që u vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë probleme me peshat trupore.

Në varësi të peshës që keni në momentin që nisni dietën, por edhe të metabolizmit tuaj, mund të humbisni deri në 5-6 kg, për 17 ditë. Sigurisht, sa më larg peshës ideale të jeni, aq më shumë kilogramë do të humbisni fillimisht. Me këtë dietë do të humbisni peshë shpejt dhe do të eliminoni dy pengesat e mëdha të rënies nga pesha: mendimin se nuk mund të bini nën njëfarë peshe të caktuar dhe monotoninë e dietave klasike.

Dr. Mike Moreno shkruan:

“Secilin nga ciklet e dietës e kam hartuar në mënyrë të tillë që të përmirësojë një nga sistemet e ndryshme të trupit tonë, duke përfshirë sistemin e tretjes dhe të metabolizmit. “Dieta 17-ditore” jo vetëm që do t’ju përshpejtojë procesin e rënies në peshë dhe do t’ju futë në udhën e jetesës së shëndetshme, por edhe do t’ju kalitë trupin për të luftuar dhjamin!”

pegi

Libri është i ndarë në tre kategori, pjesa e parë “Dieta ditore”; pjesa e dytë “Çështje me rëndësi” dhe pjesa e tretë “Mos u dorëzoni”. Mbi këto ndarje do të mësoni më shumë mbi djegien e kalorive, dietën 17 ditore në kultura të ndryshme, dietën e veçantë për sindromën premenstruale, dietat kur jeni duke udhëtuar, gjatë orarit të punës, etj.

OPINIONE TË NJERËZVE QË E KANË NDJEKUR KËTË DIETË

“Kjo është dieta më e mirë dhe më e shijshme që kam provuar. Ushqimi është i kënaqshëm. Ia rekomandoj çdo njeriu që dëshiron të humbë peshë dhe të ndihet mirë me veten.” Rene Napoli

“Java e parë ishte e vështirë, veçanërisht zëvendësimi i kafes me çaj jeshil. Tanias që më shkon mendja për kafe, dhe të mendosh që isha tejet i dhënë pas saj! Kam qenë mishngrënës i thekur për vite të tëra dhe as që ma merrte mendja se gjithë ai ushqim më ishte bërë ‘barrë’. Zakonisht përpiqesha ta fshehja belin pas shtresave të rrobave, kurse tani dal vetëm me një T-shirt.” Tom Heatley

“Kam rënë në dashuri me këtë plan për humbjen e peshës. Kam rënë 4,5 kg gjatë ciklit të parë dhe ndihem shkëlqyeshëm!” Rebecca Springfield

“Jam shumë e emocionuar. Pas vetëm 17 ditësh, kam humbur 5,5 kg! Sot jam po aq entuziaste sa ditën kur e fillova dietën. Nuk ndiej uri dhe jam gjatë gjithë kohës energjike. U zotova se do ta zbatoja këtë plan dhe e ndiej se do të arrij sukses të plotë.” Liz Dutchess

“Përveç faktit që po humb peshë, kjo dietë më bën të ndihem më mirë fizikisht, nuk jam më e rënduar dhe e fryrë me ushqime të pashëndetshme. “Dieta 17-ditore” është e lehtë për t’u ndjekur dhe e pasur me ushqime mes të cilave mund të zgjedhësh. Recetat janë të mira dhe nuk ndien asnjëherë uri.” Gretchen Krueger

mike-moreno

* Dr. Michael Rafael Moreno, i njohur si “Dr. Mike,” është diplomuar në Universitetin e Kalifornisë në “Irvine and Hahnemann Medical School” (njohur si Drexel University). Pas qëndrimit të tij në Kaiser Permanente në Fontana të Kalifornisë, Dr Mike u zhvendos në San Diego, ku aktualisht praktikon mjekësinë familjare dhe është pjesë e bordit të Akademisë Amerikane të Mjekëve Familjarë në San Diego.

 

Titulli: Dieta 17-ditore

Plani i një mjeku, i hartuar për rezultate të shpejta

Autor: Dr. Mike Moreno

Përktheu: Aulona Musta

Shtëpia Botuese: PEGI

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top