Lifestyle

August 31, 2018 | 12:36

Dieta 3 ditore, përmes së cilës hiqni kilet e tepërta

Kur nisni një dietë, dëshironi të arrini rezultate të menjëhershme, që do t’ju bëjnë të dukeni bukur nga pamja e jashtme dhe të ndiheni mirë. Kjo ndodh, sepse shoqëria jonë kërkon arritje të menjëhershme: kur duam diçka, duam që ta bëjmë menjëherë realitet. E njëjta gjë vlen edhe për humbjen në peshë.

Bëhemi të padurueshëm kur nuk humbasim kilogramë aq shpejt sa ç’prisnim, prandaj e kemi më të lehtë të heqim dorë, në vend që të vazhdojmë me këmbëngulje. Kjo dietë është krijuar për të dhënë rezultate të shpejta dhe efektive. Ky plan ushqimor do t’ju bëjë të hiqni kilogramë në 3 ditë.

  1. Dita e parë

Mëngjes: Një fetë bukë e thekur me gjalp kikiriku, gjysmë qitro ,një filxhan çaj apo kafe

Dreka: Një fetë bukë integrale, më pak se 100 gr peshk ton, çaj apo kafe sipas dëshirës

Darka: 85 gram mish të përgatitur me pak bizele, një mollë, gjysme banane, një kupë akullore.

  1. Dita e dytë

Mëngjesi: Një fetë bukë e thekur, një vezë e zier, gjysmë banane, çaj apo kafe sipas dëshirës

Dreka: Një vezë e zier, një fetë djathë i bardhë, 5 biskota, çaj apo kafe.

Darkë: Një karotë dhe brokoli të zier, gjysmë banane, një kup akullore me vanilje.

  1. Dita e tretë

Mëngjesi: Djathë, 5 biskota, mollë, çaj apo kafe

Dreka: Një fetë bukë, një vezë, çaj apo kafe sipas dëshirës

Darka: Peshk ton, gjysmë banane, një kup akullore

 

*Shënim: Çajin apo kafen duhet ta pini me shumë pak sheqer

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top