Zvogëloni porcionet
Femrat dhe meshkujt kanë të nevojshme një sasi të ndryshme kalorish ditore. Por duke jetuar së bashku shpeshherë tendenca është të uniformizohen sasitë, si burri ashtu edhe gruaja në shtëpi konsumojmë të njëjtin volum ushqimi, duke rritur kështu rrezikun e akumulimit të kileve të tepërta pa e menduar. Një këshillë e vlefshme do të ishte zvogëlimi gradualisht i porcioneve, duke ngrenë pak dhe gjithçka në sasi të moderuar. Për të patur në kontroll sensin e bollëkut është mirë të konsumoni perime të gjalla ose të ziera ndoshta përpara se të filloni pjatën kryesore. Proteinat, djathërat dhe bishtajoret janë të domosdoshme për të humbur peshë, dhe duhet të jenë gjithmonë në tavolinë, por duke qenë të kujdesshem me masën.
Bëni lëvizje
Pas të 40-ave është shumë e rëndësishme të bësh lëvizje. Ushtrimet fizike ndihmojnë të rrisësh metabolizmin, të forcosh muskulaturën, të zvogelosh perimetrin dhe mos të akumulosh dhjamë. Në alternativë me palestrën për të qëndruar në formë e të dobësohesh duhet të bësh not, të ecësh me hap të shpejtë, të ngasësh biçikletën. Gjysmë ore aktivitet aerobik i moderuar dhe konstant çdo ditëmund të jete i mjaftueshëm për të garantuar benefite të dukshme në organizëm.
Konsumoni vakte të ndërmjetme
Për t’i rezistuar tentativave e mos të arrish tek vakti tjetër pa një uri të çmendur një mënyrë shumë e mirë është të konsumoni vakte të ndërmjetme të vogla gjatë ditës. Çdo 4-5 orë, është mirë të konsumoni fruta të freskëta, një copë të vogël djathë grana, ndonjë fetë proshutë magro, një kos natyral ose një biskotë intergrale.Ëmbelsirat, të skuqurat ose ushqimet e paketuara kanë sasi të tepërta kalorish dhe sheqerna dhe duhet të konsumohen me rradhë ose të eleminohen për të mos rrezikuar në rritjen e sasive kalorike.
Kujdesuni me ushqimin
Kujdesi me ushqimin është shumë i rëndësishëm nëse kërkoni të dobësoheni pas moshës 40-vjeçare. Tërshëra për shembull është një aleat i shkëlqyer pasi limiton absorbimin intestinal të kolesterolit dhe acideve biliare. Qershitë frutat me pak kalori janë të pasur me antioksidantë, ndihmojnë në shqetësimet e artikulacioneve dhe janë shumë të këshilluara si një vakt i ndërmjetëm. Bajamet përmirësojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe në të njëjtën kohë reduktojnë kolesterolin. Peshku blu i varfër me yndyra, ju ndihmon të dobësoheni në sajë të pëmbajtjes të lartë me Omega 3.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.