Mirëqenie

February 25, 2019 | 9:59

Dieta e astronautit, mënyra më e mirë për të qëndruar në formë. Ja çfarë duhet dhe nuk duhet të konsumoni…

Kishit dëgjuar ndonjëherë për dietën e astronautit. Nëse jo, mësojeni sot, pasi ajo është një nga dietat më të njohura dhe përdorura në Botë. Kjo dietë, nxit metabolizmin dhe ju ndihmoni të bini shumë shpejt në peshë. U quajt dieta e astronautit pasi përdoret më shumë nga femrat astronaute, të cilat e kanë detyrim që të mbajnë trupin në formë, për udhëtimet e gjata drejt hapësirës.

Lista e ushqimeve që ju duhet të pakësoni: Pijet me gaz, pijet alkoolike, kripa dhe sheqeri, perimet e ngrira si: patatet, panxhari, karotat etj., orizi dhe makaronat, buka apo drithëra të tjera, ushqimet e tymosura.

Dietës tuaj të përditshme shtojini këto ushqime: Kërpudha, vezë, peshk apo pulë, domate apo kastravec, sallatë jeshile apo lakër, brokoli, kungull, lloje të ndryshme sallatash, djathë, qumësht dhe shumë produkte të tjera që nuk gjenden në listën e produkteve “të ndaluara”.

Menyja

Provoni të përdorni këtë dietë që e sugjerojnë vetëm femrat astronaut:

Mëngjes: 2 vezë të ziera, 1 filxhan me qumësht pa sheqer apo kafe pa sheqer.

Drekë: Një pjatë supë pule dhe një gjysmë pule të madhësisë mesatare, sallatë me domate dhe një gotë qumësht apo kafe e zezë.

Pasdite: Një gotë me lëng portokalli apo një gotë me çaj jeshil.

Darkë: Një gotë qumësht, peshk.

Diçka që duhet ta kini parasysh: Mos i “injoroni” vitaminat apo mineralet. Këshillohet edhe të ecni apo vraponi përditë dhe të konsumoni të paktën 2 litra ujë në ditë. Nëse ju vini re se po vuani nga problemet me tretjen, ajo që duhet të bëni është të bëni disa ndryshime në dietën tuaj të përditshme. Gjithashtu theksojmë se edhe dieta e mësipërme do t’ju ndihmojë. Në rast se ju keni problem me stomakun, juve ju nevojitet të reduktoni apo të eliminoni karbohidratet si: sheqeri, makaronat, brumërat si buka e bardhë, pijet me gaz apo alkooliket. Kjo, pasi kur ju keni probleme me stomakun, këto lloj produktesh do t’jua shtojmë më shumë hallin, duke shkaktuar edhe fryrje të stomakut në masë.

Ju duhet vetëm të ndiqni këto këshilla:

  • Qëndroni të hidratuar përgjatë gjithë ditës
  • evitoni konsumimin e ushqimeve të skuqura, atyre pikante, çajit të zi, pijeve të ëmbla dhe alkoolike.
  • Mos pini duhan.
  • Nëse keni mundësi, hani kumbulla të thata.
  • Mos u shtrini menjëherë pasi keni ngrënë.
  • Gatuani me vaj ulliri në vend të vajit normal apo gjalpit.
  • Flini sa më shumë.
  • Konsumoni sa më shumë çaj si kamomili, xhinxheri apo çaji i mentes.

 

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top