Ndjenja e depresionit një herë në pak kohë është normale kur lidhet me një humbje të një personi të dashur, betejat e jetës, ose një vetërespekt të lënduar. Megjithatë, kur trishtimi i fortë dhe ndjenjat e të qenit të pafuqishëm, të pashpresë dhe të pavlerë bëhen pjesë e jetës suaj dhe ju pengojnë të funksiononi normalisht, mund të jeni duke vuajtur nga depresioni klinik, një çrregullim i zakonshëm, por serioz i humorit.
Shumë ushqime janë vërtetuar shkencërisht se ngrenë humorin dhe ju duhet t’i përfshini ato në dietën tuaj, për të ndihmuar në lehtësimin e depresionit, në një mënyrë të sigurt dhe të natyrshme.
Ushqimet që përmbajnë lëndë ushqyese, të tilla si acide yndyrore omega-3, triptofani, vitamina D ose vitamina B, kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen tonë shpirtërore. Këto ushqime rrisin efektivitetin e ilaçeve kundër depresionit dhe gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e përsëritjes të depresionit, për një afat të gjatë.
Këtu janë 10 ushqimet më të mira për t’u ngrënë që luftojnë depresionin, të përgatitur nga ekspertët mjekësorë të gazetës “Super Shëndeti”…
- Çaji jeshil
- Bajame
- Salmon
- Çokollata e zezë
- Vezë
- Banane
- Avokado
- Boronica
- Spinaq
- Asparagu
Burimi / supershendeti.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.