Lifestyle

July 6, 2019 | 8:29

Dieta e Jennifer Lopez, menyja ditore

Çfarë përmban dieta e Jennifer Lopez? Cila është menyja tipike që ajo ndjek çdo ditë për të qënë kaq në formë? Këngëtarja ka treguar se edhe në moshën 50 vjeçare ajo mund të jetë në formë dhe e bukur. Ajo ushtrohet shumë, ndoshta ajo është edhe pak me fat, por sa rëndësi ka ushqimi që ajo konsumon?

Jennifer Lopez ka vetëm dy rregulla: dietë të rreptë, prej së cilës ajo kurrë nuk heq dorë dhe bërja e shumë aktiviteti fizik, çdo ditë. Nuk mund të largohet nga kjo. Nuk ka eliksir mrekullish, pasi disa mund ta besojnë. Duhet angazhim dhe gjithashtu shumë vullnet dhe fuqi.

Çfarë ha Jennifer Lopez?

Këngëtarja nuk ha ushqime të përpunuara. Dhe vendos shumë produkte organike në tavolinë. Ha lakër, fara kungulli, brokoli, speca, kungull të njomë. Menuja e saj tipike përbëhet nga shumë proteina për mëngjes (hirrë, luleshtrydhe, boronica, mjedër, kos grek, kanellë, mjaltë, lëng limoni) dhe një sallatë me salmon për drekë. Ndërsa në darkë ndryshon proteinat, ndoshta duke sjellë në tavolinë mish derri dhe pule, me recetat e Puerto Rican që ajo padyshim i do. Dhe snacks? Vetëm fruta dhe perime, vetëm ushqime të shëndetshme. Shumë rrallë mund të konumojë dhe akullore me çokollatë.

Sa pi Jennifer Lopez?

Shumë, shumë fare. Dhe vetëm ujë. Sepse hidratimi është thelbësor gjatë gjithë ditës. Dhe sidomos para stërvitjes. Zakonisht ne jemi më të prirura për të pirë gjatë dhe pas, por edhe para është shumë i rëndësishëm për ta nisur me këmbë të mbarë dhe për të dhënë maksimumin çdo ditë.

Sa shumë stërvitet Jennifer Lopez?

Shumë, çdo ditë. Ajo kërcen shumë, kjo është gjithmonë pjesë e jetës së saj. Dhe ajo është e lumtur kur kërcen. Gjithashtu ajo nuk pi duhan apo kafe, vetëm dekafe.

 

Burimi / www.bigodino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top