Mirëqenie

April 7, 2017 | 10:41

Dieta e lumturisë

Humori përcaktohet nga ajo që ne hamë. Shumë studime tregojnë se disa ushqime mund të promovojnë mirëqenien emocionale.

 happy-girl-diet

Përbërës të ndryshëm në ushqim shkaktojnë reaksione shumë specifike biokimike në trup, që mund të ndikojnë në sistemin nervor.

Ushqyesit në vijim janë ndër më të studiuarit për ndikimet e tyre në  humor , sidomos kur janë pjesë e një diete të ekuilibruar:

Omega-3

Hulumtuesit besojnë se këto acide yndyrore mund të ndikojë në mënyrën se si truri dërgon sinjale në të gjithë trupin. Në çfarë ushqimesh gjendet?

  • Salmon, sardelet dhe skumbri
  • Vaj liri
  • Kikirikë

Triptofani

Triptofani është një komponent strukturor i proteinave, një aminoacid që trupi ka nevojë për të prodhuar një kimikat të quajtur serotoninë. Individët që vuajnë nga depresioni shpesh kanë nivele të ulëta të serotoninës. Disa studime sugjerojnë se përdorimi i kësaj substance ndihmon për të përmirësuar humorin. Në cilat ushqime e gjejmë atë?

  • Mishi i kuq
  • Qumështi dhe prodhimet e qumështit: këto ushqime në veçanti  sigurojnë një sasi të konsiderueshme të triptofanit.

Magnez

  • Perime me gjethe jeshile
  • kikirikë
  • avokado

Acid folik dhe vitamina B12 ,B3

Këto substanca janë të lidhura me kimikate të caktuara të quajtura dopaminë dhe norepinefrinë. Në shumë raste, njerëzit me depresion nuk kanë nivele të mjaftueshme të këtyre kimikateve.

Vitamina B3, në veçanti, ndihmon për të kontrolluar gjendjen tonë dhe është thelbësor në prodhimin e serotoninës,melatoninës. Merluci është i pasur me vitaminë B3.

 

Perimet:brokoli, lakër brukseli, lulelakër. Ata kanë një përmbajtje të lartë folatesh: 300-100 mcg / 100g

Frutat: portokall, madarinë avokado

Bishtajore:f asule, thjerrëzat, bizele, spinaq. Ata kanë një përmbajtje të lartë të acidit folik (99-30 mcg / 100g)

Vezët kanë një përmbajtje të mirë në folate (50 mikrogramë / 100g).

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top