Në fokus

May 6, 2019 | 12:26

Dieta e pasur me perime ndihmon kundër prostatës

Një dietë e varfër me yndyrna e proteina shtazore dhe e plotësuar me ushqime vegjetale ngadalëson procesin e PSA te meshkujt e kuruar nga tumori i prostatës. PSA është një shenjë që në shumë raste sinjalizon praninë ose rishfaqjen e sëmundjes së prostatës.

Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e universitetit të Massachusetts (SHBA), të cilët kanë botuar studimin e tyre në revistën “Urology”.

Studiuesit kanë mbajtur nën kontroll dy grupe pacientësh, me regjime të ndryshme ushqimore. Ata që kishin ndjekur një dietë me perime kanë treguar se niveli i PSA ishte ngadalësuar ndjeshëm, rreth dy herë më shumë.

 

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 136

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top