Këshilla & Arsye

August 18, 2018 | 9:37

Dieta e sallatës Barbara D’Urso: si funksionon

Në moshën 61-vjeçare Barbara D’Urso ka ende një trup mjaft në formë, të cilin e kanë zili edhe ata në të njëzetat e tyre. Sekreti i saj? Dieta e sallatës!

Kjo dietë përdor vlerat e sallatës, aleati i përsosur për të qëndruar në formë gjatë gjithë vitit. E freskët, dietetike, e shëndetshme dhe e lehtë, kjo recetë është një ilaç i vërtetë për tërë trupin. Ndër gjethet e gjelbra janë të fshehura shumë fibra, minerale, vitamina, ujë dhe shumë pak kalori. Për këtë ju mund të hani sa të doni, duke e kombinuar atë me drithërat dhe proteinat, për të stimuluar funksionimin e duhur të zorrëve dhe për të humbur kile pa përpjekje dhe sakrifica.

Si funksionon dieta e sallatës? 

Barbara D’Urso fillon ditën e saj me një filxhan çaji jeshil, për të stimuluar metabolizmin, të shoqëruar nga një kos i bardhë dhe fruta sezonale. Në drekë konsumon një sallatë të këndshme me ton, ullinj të zi, domate dhe karota, me një sanduiç integral. Për darkë, sjellë në tavolinë sallatë me rukola të marinuar me pak vaj dhe limon. Dita mbaron me një çaj kopër për të nxitur tretjen dhe gjumin.

Bukuria e dietës së sallatës së Barbara D’Urso është se kurrë nuk është e mërzitshme dhe ju lejon të krijoni gjithmonë receta të reja dhe të shijshme. Ju mund të zgjidhni midis llojeve të ndryshme të sallatës, të gjitha të mira për shëndetin dhe të përsosura për humbjen e peshës. Zgjidhni çikore, nëse doni të largoni ujin e tepërt dhe t’i thoni lamtumirë celulitit, por edhe nëse keni probleme me tretjen. Rukolat janë të përsosura për të humbur peshë, në sajë të efektit të tyre diuretik dhe detoksifikues.

Kur përgatisni sallatat tuaja mos harroni t’i marinoni ato me vaj ulliri ekstra të virgjër, erëza, por mbi të gjitha limon. Ky i fundit është me të vërtetë i pasur me vitaminë C, ideal për stimulimin e përthithjes së hekurit të perimeve.

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top