Mirëqenie

January 24, 2018 | 15:41

Dieta e shëndetshme, ja ushqimet që ju ndihmojnë të dobësoheni

Të përshtatësh ushqimet që ndihmojnë për humbje në peshë, është një mundësi reale dhe e dëshmuar shkencërisht. Në fakt, janë disa ushqime të shijshme, me përmbajtje të ulët yndyrore, që mund t’ju ndihmojë të humbni peshë në mënyrë të balancuar dhe të shpejtë. Frutat, bajamet, kanella, kafeja, kërpudhat dhe salmoni janë vetëm disa nga ushqimet që mund të konsumohen bashkë për një dietë me kalori të ulët, por me shumë cilësi ushqyese, për t’u dobësuar shpejt, dhe në mënyrën e duhur.

dietaJa një listë më e detajuar me ushqime që eliminojnë barkun:

Bajamet përmbajnë proteina, vitamina, magnez, hekur, kalium, bakër, fosfor dhe yndyrna të pangopura.

Mollët në çdo 100 janë rreth 4,5 gram fibra. Të pasura me antioksidantëve, favorizojnë eliminimin e radikaleve të lira, përgjegjës për plakjen e lëkurës.

Fasulet falë pranisë së fibrave të pazgjidhshme e proteinave, ndihmon në djegien e yndyrës

Lulelakër e pasur me vitaminë C, siguron rreth 36 për qind të dozës së rekomanduar ditore. Konsumi i lakrës zvogëlon rrezikun e kancerit të stomakut e mëlçisë.

Kanella gjysmë lugë çaji kanellë redukton prodhimin e insulinës, e cila zakonisht rritet pas ngrënies. Kanella asimilon yndyrnat.

Kafeja të pish kafe djeg nga 30 deri 50 kalori në ditë.

Gjiza një racion furnizon me 14 gramë proteina për vetëm 81 kalori.

Vezët të pasura me proteina, ndihmojnë në kontrollin e urisë gjatë ditës. Mbani mend se spinaqi i shoqëruar me vezë është një burim i shkëlqyer i hekurit.

Hudhrat disa studime amerikane kanë treguar se ushqimi i shoqëruar me hudhra ndihmonte për uljen e lehtë në peshë.

Thjerrëzat janë perime të pasura me proteina dhe fibra të tretshme, të cilat mbajnë një nivel konstant të sheqerit në gjak. Më të preferuarat janë ato të kuqe dhe të verdha. Shoqërohen me makarona, oriz ose në formë supë.

Vaj ulliri ka yndyrna të dobishme. Disa studime tregojnë se vaji ka veti anti inflamatore dhe përdoret për të rritur fuqinë antioksiduese.

Djathi kaçkavall, sipas kërkimeve, të gjitha produktet e qumështit kanë acid linoleik mund të ndihmojnë djegien e yndyrës.

Dardhat një frut që furnizon me 5,5 gram fibra dhe japin ndjesinë e ngopjes.

Kërpudhat a e dini që përmbajnë pak kalori dhe mund të përdoren në vend të mishit? Në 100 gram kërpudha janë 20 kalori dhe pak yndyrna

Quinoa ndihmon në uljen e urisë dhe furnizues me fibra dhe proteina. Mund të përdoret si ushqyes bashkë me orizin ose për vaktin e mëngjesit me vezë të fërguara dhe arra.

Specat e kuq janë të pasur me vitaminë C dhe kripëra minerale. Kjo vitaminë ndihmon në forcimin e sistemit imunitar dhe parandalon dëmtimin e qelizave.

Domatet sa herë konsumohen, lëshojnë në trup një hormon i quajtur kolecistokimina, i cili mbyll valvulat mes stomakut dhe zorrës. Kjo ju bën të hani më pak. Domatet përmbajnë oligofruktozë, një fibër që ndihmon në mbështetjen e efekteve të hormonit të mësipërm në stomak. Veç kësaj glikopeni, një përbërës tjetër, mbron ndaj diejeve dhe zovëgol rrezikun nga kanceri.

Uthulla është një zgjidhje e thjeshtë për të mbajtur nën kontroll sasinë e yndyrës. Nëse keni nivele të ulëta të insulinës, pakëson ndjesinë e urisë dhe asimilimin e yndyrnave.

Salmoni është i pasur me acide yndyrore esenciale si Omega 3, që favorizon formacionin e masës muskulore dhe ul yndyrnat.

Kosi është ushqimi ideal për çdo lloj diete për ekuilibrimin e karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave që mund të na ndihmojnë të mbajmë në nivele sheqerin në gjak duke evituar ndjesinë e urisë.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi https://www.centrometeoitaliano.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top