Mirëqenie

October 2, 2018 | 11:14

Dieta e tetorit: Ushqimet që duhet të konsumoni këtë sezon

Vjeshta ka ardhur dhe pas pushimit veror është koha t’i kthehemi rutinës së përditshme me dieta dhe ushqime të shëndetshme. Nga portokallet te shegët dhe gështenjat, këtu janë ushqimet që duhet të konsumoni këtë sezon për një mirëqenie të plotë dhe për të qëndruar në formë.

Kungulli, një perime tipike vjeshte, nuk ka shumë kalori dhe është shumë i shijshëm. I përsosur për t’u kthyer në formë në sajë të përmbajtjes së lartë të vitaminës A dhe Omega 3.

Rrushi është një ushqim detoks, i rekomanduar në të gjitha dietat për shkak të përmbajtjes së lartë të antioksidantëve natyrorë dhe polifenoleve. Ky frut gjithashtu përmirëson qarkullimin dhe nxit nxjerrjen e lëngjeve të tepërt.

Kërpudhat na japin shumë energji dhe shije, por ato nuk përmbajnë yndyrna. Ato janë gjithashtu të pasura me ujë dhe kripëra minerale, ato mund të hahen në çdo vakt si një pjatë kryesore apo si një aperitiv.

Të shijshme dhe të brishta, dardhët janë një ndër ushqimet që duhen përfshirë në dietën e vjeshtës. Falë përmbajtjes së lartë të fibrave dhe ujit, i bën ato të përsosura për rënien nga pesha pa u munduar.

Diuretik dhe kullues, hurmat janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i vitaminës C. Ato janë të përsosura për ata që luajnë sport, por edhe për ata që duan të qëndrojnë në formë pa sakrifikuar shijen.

Ndër ushqimet më të shijshme të vjeshtës gjejmë kivin. Këto fruta të shijshme përmbajnë shumë vitaminë C dhe janë kullues të shkëlqyeshëm dhe diuretikë.

Në mëngjes, për një meze të lehtë dhe gjatë drekës, mund të konsumoni portokall apo dhe lëngun e saj për të marrë vitaminën C. Ky frut i vjeshtës gjithashtu përmban flavonoide, të cilat stimulojnë prodhimin e kolagjenit, i cili ju bën te ndiheni të bukur dhe të qëndroni në formë.

Mollët janë një burim i shkëlqyer i antioksidantëve dhe vitaminave. Kjo për shkak se ato përmbajnë shumë pak kalori dhe janë të përsosura për t’i ngrënë në çdo kohë të ditës për të përfituar nga fuqia e tyre detoksifikuese.

Tipike të vjeshtës, gështenjat janë të shkëlqyera për t’u kthyer në formë. Konsumimi rregullisht i tyre përmirëson tretjen pa hequr dorë nga shija.

E pasur me ujë dhe me përmbajtje të lartë të natriumit, shega është një aleat i shkëlqyer për dietë dhe bukuri. Ajo stimulon nxjerrjen e lëngjeve të tepërt dhe pastron trupin, duke na ndihmuar për të humbur kilet e tepërta.

Lule lakra është një nga perimet më të shijshme në vjeshtë. Ka shumë kalori dhe është e pasur me fibra, e cila stimulon funksionimin e duhur të zorrëve dhe ndihmon në detoksifikimin e trupit.

Spinaqi tonifikon muskujt dhe përmirëson shëndetin e zemrës. Spinaqi është mjaft i mirë jo vetëm i papërpunuar por dhe i gatuar, ai është i përsosur për përmirësimin e funksionimit të zorrëve, falë fuqisë laksative.

 

Burimi / dilei.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top