Janë të shumtë personat që vuajnë nga tiroidet dhe gjinia që preket më tepër është ajo femërore. Lodhja e tepërt, mbipesha, cikli menstrual i parregullt, por edhe rrahja e shpejtë e zemrës dhe konstipacioni, janë probleme që varen nga mosfunksionimi i gjëndrës tiroide.
Një nga çrregullimet më të zakonshme është hipotiroidizmi, domethënë kur gjëndra tiroide nuk funksionon siç duhet dhe është ngadalësuar shumë. Nga ana tjetër, hipertiroidizmi paraqet problemin e kundërt. Në të gjitha rastet, krahas trajtimit të përshkruar nga specialisti është thelbësore dhe një dietë e tiroides.
Parimi themelor është stimulimi i një funksionimi korrekt të sistemit endokrin. Ndjekja e një diete të saktë për ata që vuajnë nga tiroidet do të ndihmojë gjithashtu zorrën. Midis ushqimeve që nuk duhet të mungojnë në tryezën tuaj janë edhe peshqit, qofshin ata të freskët apo të ngrirë, për sa kohë që është i pasur me Omega 3. Të gjithë peshqit blu, si dhe molusqet dhe algat, janë të mirë, por nuk duhet të konsumohen më shumë se dy herë në javë.
Vezët dhe mishi organik gjithashtu bëjnë shumë mirë, veçanërisht mishi i pulës, viçit, gjeli, si dhe qengji dhe derri. Gjithashtu edhe drithërat pa gluten si oriz, hikërror dhe quinoa, patate të ëmbla, panxhar dhe selino.
Si gjithmonë roli i frutave dhe perimeve është thelbësor, e mira është që të zgjidhen ato të sezonit. Pra, lakra, spinaq, kopër dhe asparag. Mes frutave banane, dardha, pjeshkë, kivi, luleshtrydhe, kajsi, grejpfrut dhe boronica. Në përgjithësi, preferohen ushqime të pasura me vitaminë A (karota, hurmë) dhe Vitaminë B (skumbri, midhje, salmon, koc, sardele, mëlçia e viçit dhe mishi i pulës). Përveç kësaj, kripa e jodizuar stimulon funksionimin natyral të gjëndrës tiroide.
Tiroide, të gjitha ushqimet që duhen mbajtur larg
Dieta për problemet e tiroides duhet të ndiqet të paktën për katër javë. Gjatë kësaj periudhe, ushqimet e tjera që do të kishin efekt të kundërt duhet të shmangen. Pra, le të themi jo për ushqimet që përmbajnë një sasi të madhe gluteni, sepse vështirësojnë tretjen. Gjithmonë eliminoni qumështin dhe të gjithë derivatet e tij duke filluar nga djathërat (madje edhe ato me pak yndyrë) kosi, gjalpi, akulloret dhe ëmbëlsirat. Më së shumti një herë në javë mund të sjellim në tryezë bimët që i përkasin familjes Solanaceae. Ato janë domate, speca, patëllxhanë, spec djegës të freskët sepse substancat e tyre ndryshojnë ekuilibrin e florës bakteriale të zorrëve. Gjithashtu duhen lënë mënjanë bishtajoret, të paktën për këtë periudhë, pasi mund të irritojnë zorrët.
Burimi / https://www.chedonna.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.