Në fokus

May 30, 2019 | 9:15

Dieta e varfër shkaku kryesor i përhapjes së kancerit

Dieta mund të ketë më shumë ndikim në rrezikun për zhvillimin e kancerit, seç mund ta mendonit, ka zbuluar një studim i ri. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore JNCI Cancer Spectrum janë evidentuar më shumë se 80.000 raste të reja kanceri, të cilat lidhen me dietën e varfër.

“Kjo është e barasvlershme me 5.2% të të gjitha rasteve të kancerit invaziv të diagnostikuara në vitin 2015 në Amerikë”, thotë Dr. Fang Fang Zhang, epidemiolog i kancerit në Universitetin Tufts në Boston, njëkohësisht edhe autor i këtij studimi.

Shkencëtarët vlerësuan 7 faktorë të ndryshëm dietik: konsumi i ulët i perimeve, frutave, drithërave dhe produkteve të bulmetit dhe konsumi i lartë i mishit të përpunuar, mishit të kuq, pijeve të sheqerosura dhe të gazuara.

“Konsumimi i ulët i drithërave është faktori kryesor ushqimor i lidhur me përhapjen e kancerit në Amerikë, ndjekur nga konsumimi i ulët i produkteve të bulmetit, konsumimi i tepërt i nënprodukteve të mishit të përpunuar, konsumimi i ulët i perimeve dhe frutave, konsumimi i tepërt i mishit të kuq dhe i pijeve të sheqerosura”, thotë Zhang.

Shkencëtarët kanë zbuluar se dieta e varfër (kequshqyerja) ndikon më shumë në zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë dhe rektal.

 

 

Burimi / shendeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top