Mirëqenie

May 13, 2017 | 10:06

Dieta General Motors, 7 ditë në peshën e dëshiruar

Ky program është për ata që dëshirojnë të humbin peshë 5-10 kilogram. Efikasiteti i kësaj diete është se, ushqimi që konsumohet djeg më shumë kalori se sa ai përmban. Ky program është i krijuar për të pastruar sistemin nga papastërtitë dhe të japë ndjesi të mirëqenies. Pas shtatë ditëve ju do të filloni të ndiheni më i lehtë në peshë, duke fituar gjallëri dhe përmirësim të gjendjes shpirtërore. Gjatë shtatë ditëve të para ju duhet të hiqni dorë nga të gjitha llojet e alkoolit dhe duhet të konsumoni së paku 10 deri 15 gota të mëdha ujë në ditë.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Dita e Parë: Të konsumohen të gjitha frutat përveç bananes. Fuqimisht sugjerohet të konsumoni shumë limon në ditën e parë, po kështu shalqi dhe pjepër. Nëse e kufizon konsumin e frutave vetëm në shalqi dhe pjepër ju mund të humbisni 1.3 kg.

Dita e Dytë: Të konsumohen të gjitha perimet, si të gatuara ashtu edhe të gjalla. Nuk ka kufizim. Për karbohidratet tuaja komplekse, niseni ditën me një patate të madhe të pjekur për mëngjes. Ju mund t’i shtoni pak gjalpë nëse dëshironi apo duke i shtuar vaj ulliri. Kjo merret në mëngjes për energji dhe balancë trupore. Në vazhdim, perimet e tjera të cilat ofrojnë vlera ushqyese esenciale si dhe fibra.

Dita e Tretë: Duhet të konsumoni një përzierje të frutave dhe perimeve siç i dëshironi, në çfarëdo sasie apo madhësie. Edhe në këtë ditë nuk këshillohet të konsumohen bananet dhe patatet. Sistemi juaj tashmë është i përgatitur për të filluar djegien e kilogramëve të tepërt.

Dita e Katërt: Sot ju do të hani 8 banane dhe të pini tre gota qumësht. Kjo do të kombinohet me një supë speciale, e cila mund të konsumohet në sasi të kufizuar. Tingëllon pak çuditshëm? Epo kemi një surprizë. Ju sigurisht që nuk do të dëshironit të konsumonit të gjitha bananet që ju lejohen, por kjo sasi zëvendëson potasiumin që ke humbur dhe sodiumin që të ka munguar tri ditët e fundit. Ju do të filloni të shikoni se dëshira për ëmbëlsira tashmë ka filluar të venitet.

Dita e Pestë: Sot është ditë gostie. Mund të konsumoni mish lope dhe domate. Hani dy porcione nga 300 gram mish lope. Mund të konsumosh madje edhe hamburger. Kombinoje këtë ushqim me 6 domate të freskëta. Në këtë ditë ju duhet të rrisni sasinë e pirjes së ujit për 1 litër. Kjo për të pastruar sistemin tuaj nga acidi urik. Mishi i lopës furnizon trupin tuaj me hekur dhe proteina, kurse domatet janë për tretje dhe fibra. Sa më shumë ujë për të pastruar sistemin tuaj.

Dita e Gjashtë: Mish lope dhe perime pa kufizim.  E njëjtë me ditën e pestë, hekur dhe proteina nga mishi lopës, vitamina dhe fibër nga perimet. Që sot sistemi juaj është tërësisht i prirur për të humbur peshë. Ju gjithashtu duhet të vini re ndryshimet e trupit tuaj krahasuar me ditën e parë.

Dita e Shtatë: Sot ushqimi juaj përbëhet nga orizi në ngjyrë kafe, lëngje frutash dhe të gjitha perimet që dëshironi të konsumoni. 

 

Supa në dietën “General Motors”

Supa në vijim ka për qëllim të përdoret si shtesë në dietën tuaj. Mund të konsumohet në sasi të pakufizuar dhe në çfarëdo kohë të ditës. Përbërja: 1 litër ujë, 6 kokrra qepë të mëdha, 2 speca jeshil ose të verdhë, domate të freskëta, 1 kokërr lakër, 1 tufë selino, majdanoz, erëza sipas dëshirës.

*Dieta për humbje peshe në 7 ditë është zhvilluar për burimet njerëzore dhe për vartësit e “General Motors”. Ky kurikulum është zhvilluar në kombinim me ndihmën e Departamentit Bujqësor Amerikan dhe Administratës Për Ushqim Dhe Barna. Është testuar në Qendrën Hulumtuese John Hopkins dhe është aprovuar për distribucion nga Bordi i Drejtorëve të General Motors në mbledhjen e përgjithshme të 15 gushtit të 1985. General Motors në çdo aspekt e mbështet këtë program dhe e quan si të arritshëm Dieta antistres për të gjithë njerëzit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top