Mirëqenie

June 13, 2018 | 9:59

Dieta me banane dhe ujë të ngrohtë. Ja si duhet të veproni…

Tani më shumë se kurrë njerëzit përpiqen të gjejnë mënyrat më efektive dhe të shpejta për të hequr kilogramët e tepërt. Kjo për faktin se ditët me diell kanë trokitur dhe pushimet tashmë kanë filluar.

Një trup perfekt është sigurisht dëshira e të gjithëve. Ka disa kombinime ushqimesh që bëjnë mrekulli dhe ju bëjnë të dukeni perfektë brenda një periudhe të shkurtër kohore. E kishit menduar se bananet dhe uji i ngrohtë mund t’ju ndihmojnë të keni trupin e ëndrrave tuaja?

Nëse jo, atëherë është koha ta provoni këtë dyshe fantastike, që është përdorur fillimisht nga një japonez me emrin Hitoshi Watanabe, i cili shkroi një libër ku tregoi se si humbi 18 kilogramë me ndihmën e kësaj formule.

  • Ajo që duhet të bëni është të hani 2 banane në mëngjes dhe të pini 1 gotë ujë të ngrohtë.
  • Ushqimet e tjera gjatë ditës mund t’i zgjidhni vetë, sigurisht të shëndetshme.
  • Shmangni vaktin e darkës dhe zëvendësojeni me 1 banane dhe 1 gotë ujë të ngrohtë. Gjatë ditës pini rreth 2 litra ujë. Kjo do t’ju ndihmojë të eliminoni 5 kilogramë në vetëm 7 ditë.

 

Burimi / Panorama ONLINE

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top