Të pasura me vitamina dhe yndyrna të mira, frutat e thata ndihmojnë në parandalimin e mbipeshës.
Për të zvogëluar rrezikun e mbipeshës, do të ishte e mjaftueshme të merrni rreth 14 gram fruta të thata çdo ditë. Ky është përfundimi kryesor i një studimi shkencor të botuar në faqet e revistës shkencore BMJ Nutrition, Prevention & Health. Flitet për një punë shumë të madhe, e cila përfshinte më shumë se 51,000 subjekte meshkuj (të moshës 40 deri 75 vjeç), por edhe mbi 200,000 gra midis 22 dhe 55 vjeç.
Në një ndjekje 20-vjeçare dhe me të dhëna mbi zakonet dietike të kampionit të monitoruar, ekspertët vunë në dukje se njerëzit që kanë konsumuar pak a shumë 14 gram fruta të thata në ditë përballeshin me një rrezik më të ulët për të fituar peshë me kalimin e kohës (duhet të merret parasysh që, mesatarisht, një i rritur priret të fitojë peshë me gjysmë kilogram çdo vit).
Duke kaluar në specifika, sipas këtij studimi, konsumi i përditshëm i një grusht arra shoqërohet me një rrezik prej 15% më të ulët për t’u marrë me problemin e mbipeshës. Rezultatet pozitive në fjalë kanë një ndikim edhe më domethënës nëse frutat e thata konsumohen në vend të ushqimit jo të shëndetshëm, siç janë ushqimet e gatshme dhe patatet e skuqura.
Edhe pse studimi për të cilin sapo kemi folur është i një natyre vëzhguese, ajo që e vë atë në krye është e rëndësishme pasi na lejon edhe një herë të kujtojmë rëndësinë e frutave të thata në dietën e përditshme. Për më tepër, rezultatet ofrojnë një referencë orientuese për dozat ditore.
Në këtë pikë, gjithçka që mbetet është të kuptojmë se si t’i konsumoni. Alternativat janë të ndryshme! Për shembull, ju mund të zgjidhni të merrni një grusht arra ose bajame si një mesvakt paradite, por gjithashtu mund ta filloni ditën me një mëngjes super të shëndetshëm të bazuar në kos grek me arra.
Zgjidhjet për ata që duan të ndjekin dietën me fruta të thata nuk mbarojnë këtu. Siç mund të jetë për shembull mundësia e përdorimit të arrave si përbërës të një tortë të shijshme, por edhe ajo e lejimit të vetes një aperitiv të shpejtë me një gotë të mirë verë (meë moderim nuk dëmton) dhe disa arra e fistik!
Para se të filloni të merrni fruta të thata, është thelbësore të konsultoheni me mjekun tuaj.
Burimi / https://dilei.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.