Këshilla & Arsye

July 4, 2019 | 11:44

Dieta me kajsi, për një trup në formë dhe nxirje perfekte

Të pasura me vitamina, minerale dhe beta-karoten, ato janë fruti ideal i verës! Janë bekim! Po flasim për kajsinë, e cila është një nga frutat tipike verore, protagoniste e menysë ditore. Ato mund të konsumohen si një vakt i lehtë në mëngjes, për të përjetuar një shije të shkëlqyer dhe një ndjesi freskuese.

Por, a keni dëgjuar për vetitë fantastike të dobësimit, që ju jep mundësinë për të pasur një trup perfekt gjatë verës, e jo vetëm. Përfitimet e mëdha janë si për trupin brenda, ashtu edhe jashtë! Dieta e kajsisë mund të ndiqet në mënyrë të kufizuar për disa ditë. Në veçanti mjafton të shijosh fruta të shijshme gjatë gjithë ditës, nga ato që favorizojnë marrjen e vitaminave dhe mineraleve.

Jo vetëm kaq, ato ndihmojnë që të ndiheni të ngopur, ndërsa ushqejnë lëkurën tuaj dhe i japin asaj shkëlqim.

Dieta e kajsisë

Për mëngjes, shijoni një filxhan çaji dhe një lugë mjaltë, si edhe një tas të vogël me kajsi. Gjithashtu, një kos me pak yndyrë nuk do të ishte keq. Në drekë, mbetemi tek sallata me oriz të bardhë dhe gjoks pule. Shtojini edhe një sallatë me frutat e stinës, pa harruar kajsitë. Në darkë, peshk, perime të pjekura dhe tre kajsi. Është vakti ideal, super i shëndetshëm dhe i shijshëm.

Vetitë e kajsive për t’u nxirë shpejt

Ato janë ndër frutat më të lëngshme dhe freskuese të verës. Dhe kjo falë sasisë së madhe të vitaminave dhe mineraleve që gjenden brenda saj. Kryesorja, ky frut ka një koncentrim të lartë të vitaminës A. Ekspertët konfirmojnë se mjafton që t’i hani kajsitë dy ditë rresht që të merrni nevojat e plota të kësaj vitamine. Gjithashtu kajsitë përmbajnë vitamina B1, B2, B3, B9 dhe C. Për kripërat minerale është e pasur me kalium, fosfor, natrium, hekur, kalcium dhe zink. Ajo gjithashtu ka nivele të shkëlqyera të beta-karotenit që është thelbësor për të pasur një lëkurë të nxirë gjatë gjithë stinëve të vitit, e jo vetëm gjatë verës. Me pak fjalë, jetojeni këtë verë me shijen e kajsive dhe do të keni përfitime fantastike në trupin dhe lëkurën tuaj!

 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top