Në fokus

July 10, 2019 | 11:00

Dieta me pak mish dhe pak yndyrë zvogëlon rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit

Një dietë e ulët në yndyrë dhe mish dhe e pasur me fruta dhe perime do të zvogëlonte me 20% rrezikun e vdekjes nga kanceri i gjirit. Kjo mbështetet nga një grup studiuesish nga Instituti i Kërkimeve Biomedikale të Los Anxhelosit, të udhëhequr nga Dr. Rowan Chlebowski, autori i parë i një studimi të madh.

Studimi zgjati 20 vjet

Autorët e hulumtimit filluan nga rezultatet e Iniciativës për Shëndetin e Grave, të cilët monitoruan rreth 49,000 vullnetare për 20 vjet. Për ata “lloji i dietës ndikonte në mekanizmat që çojnë në vdekshmërinë e kancerit edhe para se tumori të zhvillohet.” Mostra e përzgjedhur përbëhej nga gra që ishin të shëndetshme, që nuk kishin ndonjë rast të kancerit të gjirit në kohën e “rekrutimit”. Për 8 vjet e gjysmë të gjitha gratë kanë ndjekur një dietë me yndyrë të ulët.

Një dietë vegjetariane dhe me pak yndyrë

Hulumtuesit në Institutin e Kërkimeve Biomedical në Los Anxheles janë shumë të kënaqur me rezultatin: gratë që ndoqën një dietë që ishte në thelb vegjetariane dhe me yndyrë të ulët treguan 20% më pak mundësi vdekjeje nga kanceri i gjirit.

Sipas Chlebowskit, është një rezultat i habitshëm sepse “është eksperimenti i parë i këtij lloji, domethënë që nuk fillon nga një diagnozë e kancerit të gjirit dhe ka treguar një zvogëlim të rrezikut të vdekjes bazuar në dietën e mëparshme”.

Iniciativa për Shëndetin e Grave (WHI) është një studim amerikan për parandalimin primar të kancerit të gjirit dhe kancerit kolorektal, sëmundjeve të zemrës dhe frakturave të osteoporozës te gratë pas menopauzës.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top