Studim

November 21, 2019 | 8:15

Dieta me shumë yndyrna dhe pak karbohidrate ju ndihmon të luftoni gripin

Një dietë e pasur në yndyrë dhe e varfër në karbohidrate ju ndihmon në mposhtjen e gripit. Duket se një dietë ketogjene, me bazë produktet e qumështit, mishin, peshkun dhe vetëm disa fruta dhe perime, ndihmon në kufizimin përhapjes së viruseve. Kjo gjë është konstatuar nga një studim i bërë nga Universiteti Yale dhe i botuar në revistën Science Immunology.

Eksperimenti

Kjo lloj diete që lë pak hapësirë për ushqimet që përmbajnë karbohidrate (bukë, makarona, patate, ëmbëlsira, etj.), promovon aktivizimin e qelizave imune specifike, qelizat delta T gamma, të cilat prodhojnë mukus në sipërfaqen e traktit të poshtëm të frymëmarrjes, dhe që bllokon virusin. Ekspertët ushqyen minjtë me një dietë ketogjene dhe më pas me një normale (në të cilën marrja e kalorive vjen kryesisht nga karbohidratet): ajo që doli nga ky eksperiment ishte se minjtë e infektuar me virusin e gripit, reaguan më mirë ndaj infeksionit (u rrit mbijetesa) nëse ndiqnin një dietë ketogjenike.

Efektet mbrojtëse

Duke verifikuar efektet e kësaj diete, ekspertët zbuluan se kjo mënyrë ushqyerjeje aktivizon qelizat që prodhojnë mukozë, ndërsa nëse parandalohet aktivizimi i këtyre qelizave efektet mbrojtëse të dietës zhduken. Studimi, sugjeron që metabolizmi është i përfshirë në funksionimin e sistemit imunitar.

 

 

Burimi / https://www.milleunadonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top