Mirëqenie

April 12, 2019 | 8:24

Dieta me supë perimesh, humbisni 5-6 kg për 7 ditë

Dieta me supë perimesh është pjesë e dietave “Mono-ushqimore”. Kjo dietë ka lindur në një spital amerikan për t’i bërë pacientët mbipeshë të humbnin peshë shpejt (5-6kg) për t’iu nënshtruar kirurgjisë kardiake. Në varësi të peshës kjo dietë mund të ndiqet për 7 ose 14 ditë dhe konsiston në ngrënien, pothuajse vetëm një supë perimesh për drekë.

Ky regjim përfshin 7 ditë supë me perime të shoqëruara me lëngje frutash pa sheqer, çaj dhe fruta. Ditën e katërt shtohen qumështi i skremuar dhe kosi me pak yndyrë, pastaj në ditën e shtatë viçi dhe orizi ngjyrë kaf. Kjo dietë mund të përsëritet për një maksimum prej dy javësh rresht.

Receta

Dieta nuk përfshin supën klasike me perime, por më tepër një supë të bërë vetë me këto perime: 6 qepë, 1 lakër, një grusht majdanoz, 2 selino, 2 speca jeshile, 2 gota me domate të qëruara, gjysmë kg spinaq, 1 arrë dhe nuk duhet përdorur kripë.

Menyja javore, gjatë dietës me supë perimesh:

E Hënë

Mëngjesi: Çaj ose kafe + 1 mollë

Paraditja: lëng frutash pa sheqer

Dreka: Supë perimesh + 1 mollë.

Pasditja: Lëng frutash pa sheqer.

Darka: Supë perimesh + 1 dardhë.

E Martë

Mëngjesi: Kafe + 1 mollë.

Paraditja: Çaj

Dreka: Supë perimesh

Pasditja: Çaj ose kafe.

Darka: Supë perimesh + 350 gr kërpudha me 2 lugë çaji vaj

E Mërkurë

Mëngjesi: Çaj ose kafe + ananas ose fruta të gatuara pa sheqer.

Paraditja: Lëng frutash pa sheqer.

Dreka: Supë perimesh+ angjinare dhe karota të gatuara.

Pasditja: Lëng frutash pa sheqer

Darka: Supë perimesh + kungull të njomë dhe patëllxhan të pjekur në skarë.

E Enjte

Mëngjesi: Kapuçino + 1 banane.

Paraditja: Çaj ose kafe.

Dreka: 200g kos me pak yndyrë + 1 banane.

Pasditja: Çaj.

Darka: Supë me perime + 1 filxhan qumësht dhe 1 banane.

E Premte

Mëngjesi: Kafe + 1 dardhë

Paraditja: Çaj.

Dreka: 300 gram peshk të gatuar në avull + domate.

Pasditja: Çaj.

Darka: Supë me perime  + karkalec deti ose levrek i pjekur në skarë ose 100gr salmon i tymosur.

E Shtunë

Mëngjesi: Kafe + 1 mollë.

Paraditja: Çaj.

Dreka: 150gr mish viçi i pjekur në skarë + kungull i njomë dhe kopër të gatuar në avull.

Pasditja: Çaj.

Darka: Supë me perime + 200g mish pule ose gjeldeti pa lëkurë.

E Diel

Mëngjesi: Kafe + 2 biskota integrale me 2 lugë çaji reçel pa sheqer.

Paraditja: Lëng frutash pa sheqer.

Dreka: 100gr oriz ngjyrë kafe + perime të gatuara në avull.

Pasditja: Lëng frutash pa sheqer.

Darka: Supë me perime + karota të pa gatuara dhe kastravecë.

 

Kujdes! Kini parasysh që kjo është një dietë, që për të përfituar dhe mos u dëmtuar duhet të ndiqet për një maksimumi dy javë, jo më shumë.

 

 

 

Burimi / emozionifeed.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top