Dieta mesdhetare, e njohur për efektet mjaft të mira për zemrën, ndihmon dhe mban larg depresionin.
Të paktën, kështu shkruajnë ekspertët e Universitetit të Las Palmas de Gran Canaria (në Spanjë), në revistën “Archives of General Psychiatry”, duke shpjeguar se frutat, perimet, peshku dhe vaji i ullirit (përbërësit kryesorë të dietës mesdhetare) bëjnë të mundur që organizmi të riparojë më me lehtësi dëmet e qelizave, edhe ato cerebrale.
Studiuesit kanë analizuar zakonet e ushqyerjes së rreth 1000 personave. Ata që kishin ndjekur me përpikmëri dietën mesdhetare përballeshin me një rrezik më të pakët depresioni (30% më pak) sesa të tjerët.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 135
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.