Këshilla & Arsye

January 7, 2017 | 8:04

Dieta mesdhetare mbron trurin

Një studim i ri tregon se njerëzit e moshuar, të cilët ndoqën një dietë mesdhetare kanë vëllim më të lartë të trurit. Hulumtuesit mblodhën informacion mbi zakonet e të ngrënit të 967 skocezëve, rreth moshës 70 vjeç. Në bazë të studimit, që zgjati 3 vite, personat që konsumonin ushqime mesdhetare kishin më pak tkurrje të trurit , sesa ata që përdorën ushqime të tjera, që nuk i përkasin kuzhinës mesdhetare.

1

 “Me moshën truri tkurret dhe ne humbasim qeliza të trurit, të cilat mund të ndikojnë të mësuarit dhe kujtesën. Ky studim shton provat, që sugjerojnë se dieta mesdhetare ka një ndikim pozitiv në shëndetin e trurit”, thotë autori i studimit Michelle Luciano, PhD, i Universitetit të Edinburgut në Skoci

Dieta mesdhetare përfshin sasi të mëdha të frutave, perimeve, vaj ulliri, fasule dhe drithërave, të tilla si grurë dhe oriz, sasi të moderuar të peshkut, qumështit dhe verës, si dhe mish të kuq të kufizuar dhe mish pule.

Hulumtuesit, gjithashtu gjetën se peshku dhe konsumi i mishit nuk janë të lidhura me ndryshimet e trurit, e cila është në kundërshtim me studimet e mëparshme. Megjithatë, studimet më të gjera janë të nevojshme për të konfirmuar këto rezultate.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top