Mirëqenie

March 13, 2020 | 8:02

Dieta mesdhetare ndihmon kundër infarktit

Të hani shëndetshëm, të lini duhanin dhe të bëni aktivitet fizik mund të jetë po aq e efektshme se sa të filloni një terapi me ilaçe për të ulur yndyrat “e këqija”. Ky është përfundimi i një studimi britanik botuar në revistën mjekësore “Prescriber”.

dieta-mesdhetare

Rreth 80% e sëmundjeve kardiovaskulare varet nga zakonet e stilit të jetesës dhe kalimi në një dietë mesdhetare duhet të këshillohet nga kardiologët e mjekës e familjes, pasi është e barasvlershme me një recetë ilaçesh. Pa lënë mënjanë as aktivitetin fizik argëtues dhe mjaft i shëndetshëm, pasi sjell me vete edhe përfitime të tjera thelbësore për shëndetin, si ulja e stresit. Aktiviteti fizik ka rrallëherë efekte anësore dhe përmirëson cilësinë e jetës. Nga ana tjetër, konsumimi i ilaçeve kundër sëmundjeve që kanë lidhje me zemrën, nuk janë edhe aq pa efekte anësore. Nëse është e vërtetë që një rast nga 40 njerëz ilaçet parandalojnë rrezikun ndaj iktusit dhe infarktit, vetëm një sasi pacientësh që varion nga 1 në 40 dhe nga 1 në 200 (mes atyre që nuk kanë pasur asnjëherë probleme kardiovaskulare) jeton më gjatë falë ilaçeve.

Me pak fjalë, çdo vendim mbi trajtimin e sëmundjes, duhet të përfshijë një panoramë më të plotë, duke përfshirë edhe stilin e jetesës dhe mënyrën e ushqyerjes. Inkurajimi i pacientëve që të marrin vendime mbi mundësinë që kanë është shumë i vlefshëm, pasi mbrojnë shëndetin e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top