Mirëqenie

March 28, 2018 | 8:43

Dieta mesdhetare, një aleat shumë i mirë për gratë në menopauzë

Përveç parandalimit të sëmundjeve të zemrës, diabetit, kancerit, dieta mesdhetare është një shpëtim për gratë në menopauzë.

Ajo ndikon konkretisht në forcimin e muskujve dhe kockave dhe është një strategji e dobishme jo mjekësore për parandalimin e osteoporozës dhe frakturave. Këto janë përfundimet e një studimi të prezantuar në 110 vjetorin e shoqërisë endokrine në Çikago. Ku konsiston dieta mesdhetare?!

Shumë fruta dhe perime, drithëra, vaj ulliri dhe farëra, konsum i moderuar i peshkut, pak produkte të qumështit dhe mish të kuq, pirja e rregullt dhe e moderuar e verës së kuqe. Këto janë “gurët e lojës” të dietës më të famshme në botë dhe më të dashur nga mjekët.

Pak studime kanë dëshmuar se pas menopauzës, për shkak të rënies së estrogjenit, zvogëlohet sasia e muskujve dhe kockat dobësohen duke rritur rrezikun e frakturave dhe ulur cilësinë e jetës. Dieta mesdhetare mund të nxisë ruajtjen e kockave dhe muskujve në sajë të efektit mbrojtës të substancave antioksiduese dhe anti-inflamatore, me të cilat është e pasur.

Burimi / http://www.panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top